Akuza për korrupsion, arrestohet dhe shkarkohet ministri kroat i Shëndetësisë!

Akuza për korrupsion, arrestohet dhe shkarkohet ministri kroat i Shëndetësisë!

Ministri i Shëndetësisë i Kroacisë, Vili Beros, i arrestuar

Ministri i Shëndetësisë i Kroacisë, Vili Beros, është shkarkuar të premten, pasi u arrestuar nën dyshimin për korrupsion, tha kryeministri i vendit, Andrej Plenkoviç.

Avokatja e Beros, Laura Valkoviq, tha për media vendëse se klienti i saj i mohon akuzat.

Komentet e kryeministrit erdhën pasi Zyra për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e Kroacisë (USKOK) tha se po kryente disa arrestime.

Gjithashtu, Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) tha se ka nisur një hetim ndaj tetë personave, përfshirë Berosin dhe drejtorët e dy spitaleve në Zagreb, nën dyshimin për ryshfet, abuzim të detyrës dhe shpëlarje parash.

Prokurori i Shtetit i Kroacisë, Ivan Turudiq, zyra e të cilit bashkëpunon ngushtë me USKOK-un, tha se po kryhen dy hetime paralele për dyshimet rreth këtyre veprave penale dhe se prokurorët evropianë nuk e kishin njoftuar zyrën e tij ose USKOK-un për hetimin e tyre.

EPPO-ja deklaroi se një grup kriminal, i cili kërkonte të siguronte financim për shitjen e pajisjeve robotike mjekësore në disa spitale, dyshohet se u kishte dhënë ryshfet zyrtarëve për të fituar kontrata për projekte, duke përfshirë ato të financuara nga BE-ja.

EPPO-ja konfirmoi në një deklaratë për Reuters se nuk i kishte njoftuar autoritetet kombëtare kroate për hetimin që e kishte nisur në korrik, duke shtuar se kishte kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Shtetit (DORH) që të transferonte dosjen e saj tek EPPO.

Turudiq tha se Beros akuzohet për ndikim të paligjshëm. Ai tha se dy persona të tjerë janë arrestuar dhe një subjekt juridik do të hetohet për veprën penale të marrjes së ryshfetit.

Personat e arrestuar do të dalin para një gjykatësi hetues, i cili do të vendosë për ndonjë masë paraburgimi, tha Turudiq në një konferencë për shtyp.

"Ajo që është e qartë është se bëhet fjalë për vepra penale të korrupsionit", tha Plenkoviç.

"Në emër të Qeverisë, dua të them se agjencitë e autorizuara për ndjekje penale duhet të hetojnë gjithçka", shtoi ai. /REL/

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Biden autorizoi Ukrainën për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, NYT: Frikë nga përgjigja e Putinit

Biden autorizoi Ukrainën për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, NYT: Frikë nga përgjigja e Putinit