Akuza: Pyet shoqen e deputes
Ademi Pritet dëshmia e Emiljano Shullazit

Akuza: Pyet shoqen e deputes<br />Ademi Pritet dëshmia e Emiljano Shullazit
Kërcënimi i deputetes së PD, Voltana Ademi nga Emiljano Shullazi ka bërë që në prokurorinë e krimeve të rënda të pyetet dhe shoqja e deputetes, e cila ka treguar para hetuesve momentin ku Shullazi i është afruar deputetes Ademi.

Pyetja e saj është kryer në ambientet e prokurorisë, ndërkohë që ka treguar se ka qenë një person që i është afruar Ademit, dhe i ka folur se duhet të bënte kujdes ajo dhe vetë kryetari i partisë politike, ku Ademi aderon. Shoqja e deputetes së PD, ka treguar në prokurori se këtë person ajo nuk e njihte dhe se emrin e tij e ka mësuar nga Voltana Ademi, vetëm pasi kanë dalë nga lokali, ku ndodhin pranë zonës së “21 dhjetorit” në kryeqytet.

Teksa është kryer pyetja e të gjithë dëshmitarëve,Prokuroria e Krimeve të Rënda është në pritje të pyetjes së personit të kallëzuar Emiljano Shullazi. Ka shumë gjasa që Shullazi ta refuzojë paraqitjen e tij në prokurori. Sipas burimeve nëse i kallëzuari nuk pranon, atëherë prokurorët e Krimeve të Rënda do urdhërojnë policinë për paraqitjen me forcë të tij, në ambientet e prokurorisë. Duke ju referuar gjithmonë burimeve të akuzës, në këtë çështje janë marrë në pyetje dhe tre personat që kanë qëndruar në një tavolinë me Emiljano Shullazin. Pas këtij kërcënimi, ministria e Brendshme mori masa për garantimin e sigurisë për Lulzim Bashën, duke shtuar numrin e efektivëve të policisë pranë eksortës së tij.

Të njëjtat masa janë marrë edhe për garantimin e sigurisë së deputetes Voltana Ademi. Siç ka treguar në prokurori, deputetja e PD ndodhej nën shoqërinë e një shoqes së saj, në momentin kur Emiljano Shullazi sipas saj i ka deklaruar:”…jam Emiljano Shullazi dhe kam një mesazh për ty. I thuaj kryetarit të mos flasë shumë për mua, se do i ketë punët keq. Të mos më përmendë më emrin…”. Në fakt ky mesazh është “transportuar” menjëherë nga deputetja Ademi në veshin e kreut të PD Lulzim Basha, i cili më pas ka urdhërra Arben Ristanin të dale në një konferencë shtypi, duke pohuar se kryeopozitari ishte kërcënuar nga Shullazi dhe se ndihej realisht i kërcënuar.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja