'Suel Çela në shërbim të Berishës e Nokës?'! Kreu i PD-së komenton akuzat e Bardhit në 2021: Ishin deklarata politike, s'kanë vlerë

Politike dhe pa vlerë i quajti kryetari i PD-së Sali Berisha deklaratat e kreut të grupit të tij parlamentar Gazment Bardhi në 2021 kur akuzonte Berishën se kishte lidhje me Suel Çelën, të akuzuarin nga SPAK si kreu i organizatës kriminale të Elbasanit që merrej me trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Europë.

‘Deklaratat politike, janë politike, nuk kanë asnjë vlerë. E vërteta është se askush nuk e ka denoncuar më shumë se Sali Berisha Suel Çelën, dhe çdo Suel Çelë. Sa i përket lidhjeve me Edi Ramën, është shumë evidente, provohet në të gjitha dokumentet se ai është marr me fushatën elektorale të Edi Ramës, e thotë dhe vetë, është edhe Taulant Balla. Dhe një tjetër që është shpall anëtar i asaj bande, tha që kryetari i vërtetë është Edi Rama dhe ai i din’, tha Berisha në një prononcim prë median pasi doli nga Kuvendi.

Berisha vijoi sulmet ndaj kreut të SPAK Altin Dumani duke thënë se fle mbi dosjet e krimit.

 'PD betejën e ka me Ramën, kreu i bandave është Rama pas tij vjen Balla dhe me radhë të tjerë, shefa të policisë, prokurorë që flenë mbi dosjet e krimit. Dumani fle mbi dosjet e krimit dhe mbron kriminelët’, tha ai. 

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën se e ka kthyer Kuvendin e Shqipërisë në sallon bukurie, duke u shprehur se aty bëhet paradë mode.

Berisha shtoi se qeveritarët shpenzojnë për qerpikë artificialë 150 mijë euro në javë.

'Për  këta njerëz nuk ekziston qytetarët, pensionisti, fermeri. Është elitë e botës së krimit, që jetojnë në luksin e shfrenuar. Nuk ka shpresa që të ketë ndryshime. Këta janë njerëz që nuk dëgjojnë as zërin e Zotit, as të xhamisë, as të kishës, as të teqesë, të njeriut. Janë verbuar nga luksi. Këta janë një grup bixhozxhinjsh që lënë shuma përrallore në kazino dhe mejhane dhe nuk duan t’ia dinë për pensionet. Unë shkoj aty në platformë, mezi qëndroj nga aromat, nga gërshetimi i aromave të parfumeve më të kushtueshme. Nuk duan t'ja dijnë ministrat që ulen në tavolionë me biftekun 1 mijë euro dhe qeveritarët që shpenzojnë për qerpikë 150 mijë euro në javë', tha ai. 

Sot Gazmet Bardhi është rreshtuar krah Sali Berishës, por në nëntor të vitit 2021, Bardhi hidhte akuza se Suel Çela ishte në shërbim të Sali Berishës. I rreshtuar asokohe krah Lulzim Bashës, në një konferencë publike, Gazment Bardhi tha se Suel Çela është angazhuar në mbështetje të Berishës për të mbledhur firmat që i duheshin për Kuvendin Kombëtar të PD. SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës në Elbasan më 26 nëntor 2024.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

112 vite diplomaci shqiptare, ministri Hasani: Forcojmë pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

112 vite diplomaci shqiptare, ministri Hasani: Forcojmë pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare