Kryebashkiakut Babani fshehu dënimet?! Kreu i PS në Vaun e Dejës: Herët a vonë akuzat pa prova të PD, bien

Kryebashkiakut Babani fshehu dënimet?! Kreu i PS në Vaun e Dejës: Herët a vonë akuzat pa prova të PD, bien

Pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike, ndaj kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dëjës, ka ardhur edhe një reagim nga kryetari i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli.

PD thotë se Babani dyshohet se ka fshehur ndalime, dënime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.  Po ashtu PD hedh dyshime se Mark Babani ka gënjyer në formularin e dekriminalizmit. Por sipas kreut të PS në Vaun e Dejës kjo është një shpifje e varfër dhe e ndyrë por e pasur në ligësi. Sipas Shkrelit herët e vonë akuzat do të bien pasi për to nuk ka prova. Më pas Shkreli i konsideron akuzat e PD si mllef dhe urrejtje ndaj banorëve të Vaut të Dejës.

Ndërkohë që ndalet edhe tek kërkesa e PD që të hetohet Babani duke thënë se ato 500 firma ishin firma dështakësh. Në fund Shkreli fjalimin e tij e mbyll me një shprehje të Faik Konicës duke thënë "Ati im që je në qiell na  ndihmo ta mbajmë gojën mbyllur kur s'kemi  asgjë për të thënë . "

Nga ana tjetër me anë të një reagimi për Report Tv, Babani është shprehur se nuk ka qenë asnjëherë i hetuar, ndaluar apo arrestuar, as në Itali dhe as në Maqedoni. Kryebashkiaku tregon pse ka ndërruar pasaportat për efekt të mbiemrit dhe ditëlindjes së shkruar gabim në dokumentet e tij të lindjes.

Ragimi i plotë i Shkrelit:

"Sa më shumë dëgjoj e lexoj në media për sajesat ndaj Mark Babani aq më shumë bindem se është një shpifje  e varfër , e ndyre në prova por e pasur ne ligesi .

Puna është se në prokurori  duhen prova dhe jo llafe.

Mungesa e provave nga njëra anë dhe ngritja e super akuzave nga ana tjetër, teknikisht (nuk e di nëse është dhe taktikisht) shton shanset për te humbur edhe ato pak njerez apo elektorat qe deri dje te besonin .

Herët a vonë akuzat pa prova bien.

E kuptoj se mllefi politik , urrejtja ndaj  banoreve te Vaut te Dejes ka prodhuar jo pak varferi , probleme sociale , papunesi që sot kanë të gjithë të drejtën të kërkojnë dhe kuptojne ndryshim  .

E ndryshimi prej 2 muajve duket dukshem .E filluam me degjimin e zerit qytetar , i dhame Bashkise nje Kryetar qe nuk e pati per kater vite . Pune te tjera na presin . Ndoshta kjo i trembi nenshkruesit e 500 firmave .

Në shoqërinë me shtet ligjor duhen PROVA. Kjo vlen si për PD e per te gjithe ata 500 firma deshtakesh qe kane  firmosur .

Kjo nuk i sherben qytetit ku une dhe bashkeqytetaret e mi duam te rrisim femijet tane . Kjo nuk i sherben qytetit qe ka njemije e një probleme te mbartura pikerisht nga keta shpifes e atyre pas tyre . Shpifjet e akuzat e nxitura nga emocione turmash, deklarime politike  janë të PAPRANUESHME jane te DENUESHME .

Duhet të insistojmë gjer në dhimbje që drejtësia të funksionojë ftohtë, e pa ndikuar nga këto emocione dhe pa urdhëra. Ky është i vetmi standart.

Nisur nga keto shpifje  kuptojme se  kjo nuk është më shoqëri demokratike, por interesash te lidhura ngushte me te vetmin qellim  perfitimin.

Sa më takon mua refuzoj ta pranoj këtë sjellje tërësisht anti shtet e anti- demokraci.

Ne fund do e mbyll me fjalet e Konices

Ati im qe je ne qiell na  ndihmo ta mbajme gojen mbyllur kur s'kemi  asgje per te thene .

Miqesisht Kristian Shkreli

Kryetar i Partise Socialiste Vau Dejes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja