Akuzat e PD, OSHEE: Tenderi
transparent, prokurimi elektronik

Akuzat e PD, OSHEE: Tenderi<br />transparent, prokurimi elektronik
OSHEE ka reaguar ndaj akuzave të PD-së se do të shpallë si fitues të një tenderi prej 5 mln dollarë një mik të kryeministrit Rama. OSHEE shpreh keqardhje për këtë akuzë duke theksuar se i gjithë procesi i prokurimit zhvillohet elektronikisht.

Në lidhje me shpenzimet e luksit, OSHEE i kujton PD-së, por me këtë rast sqarojmë edhe publikun, se OSHEE po i jep fund praktikës së pagesës me qira të ambienteve aktuale ku ushtron funksionet, kontrata me kosto 2 milionë USD, nënshkruar në kohën kur qeveriste e djathta.”

Reagimi i plotë i OSHEE-së ndaj akuzave të PD-së
Me keqardhje deklarojmë se Partia Demokratike përdor ende “metodat” e së shkuarës kur qeveriste, duke përmendur “hapje zarfash”, pasi në fakt, aktualisht procesi i prokurimit zhvillohet i gjithi elektronikisht.

Me procedura transparente, kritere të publikuara online në APP dhe ku mund të marrë pjesë kushdo, PD, me mendjen nga e shkuara e saj korruptive, mendon akoma si në kohën e “zarfit”.
I gjithë procesi nis dhe mbaron online, ku kushdo mund të shikojë dhe të marrë pjesë në garën për tender.
 
Në lidhje me shpenzimet e luksit, i kujtojmë PD-së, por me këtë rast sqarojmë edhe publikun, se OSHEE po i jep fund praktikës së pagesës me qira të ambienteve aktuale ku ushtron funksionet, kontrata me kosto 2 milionë USD, nënshkruar në kohën kur qeveriste e djathta.

PD duhet të heshtë para këtij projekti, pasi OSHEE po i jep fund shpenzimeve në dëm të buxhetit, dhe pas një kohë disa vjeçare me qira, ka projektuar rikonstruksionin e ndërtesës së re, moderne dhe shumë funksionale, e cila do të jetë pronë publike e kompanisë, me vendim qeverie.

Por mbase PD nuk i intereson përmirësimi i shërbimit ndaj klientit, ndërtimi zyrave për kujdesin ndaj abonetit, që sot janë në kushte mizerabël.
Mbase PD nuk i intereson prishja e këtyre kontratave të lidhura nga ajo, në dëm të OSHEE-së.

Mbase PD-së nuk i intereson performanca aktuale e kompanisë, e cila ka dalë nga gropa e falimentimit dhe së bashku me ndërgjegjen e qytetarëve për pagesat e faturave, bëri të mundur që sot OSHEE jo vetëm të nisë investimet me fondet e veta, pa cënuar buxhetin e shtetit, por edhe të paguajë taksat.

Kompania po investon anembanë vendit, nga veriu në jug. Janë hedhur 50 milionë dollarë investime, kantiere të hapura, për të modernizuar rrjetin, e cili sot është i kalbuar.

Po vendosen linja të reja në Sarandë, do ndërtohen dy nënstcaione të reja në Himarë dhe Orikum, po shtrohet rrjet i ri 20 KV në qytetet kryesore, po rikonstruktohen 3 nënstacione kryesore në Tiranë dhe Durrës, kurse në Shkodër, Lezhë, Korçë, Elbasan, etj, po vendosen pajisje moderne për kabina, linja dhe shtylla të reja.

Të gjitha këto me fondet e OSHEE, falë ndërgjegjësimit dhe rikthimit të ligjshmërisë në pagesën e faturës së energjisë elektrike.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë