Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike për vdekjen e nënës dhe bebes në maternitetin “Koço Gliozheni”.
MSH shpreh keqardhjen që PD po e përdor politikisht, sipas saj, këtë ngjarje të rëndë.
“Duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur dhe foshnjes së saj, Ministria e Shëndetësisë siguron se do të bëjë gjithçka është e mundur për të hedhur dritë mbi ngjarjen tragjike.Por, është për të ardhur keq që Partia Demokratike gjen kurajë për të përdorur për përfitime politike të ditës dhimbjen e natyrshme njerëzore të shkaktuar nga ngjarja e rëndë e humbjes së jetës së një nëne dhe foshnjes së saj”, shkruhet në deklaratë.
Ministria e Shëndetësisë shkruan se e ka informuar opinionin publik për të gjithë ecurinë e ofrimit të shërbimit të kujdesit shëndetësor për pacienten A. Ç. qysh prej momentit të paraqitjes në shërbimin e urgjencës së SUOGJ “Koço Gliozheni” dhe deri në momentin e konsultës së fundit të mjekëve specialistë.
“Ashtu siç kemi bërë me dije edhe më herët për opinionin publik, Ministria e Shëndetësisë ka vënë menjëherë në dispozicion të autoriteteve të drejtësisë të gjithë informacionin e nevojshëm, duke mundësuar nisjen e një procesi gjithëpërfshirës të hetimit dhe zbardhjes së ngjarjes”, shkruhet në deklaratën e saj.
MSH thekson se ngjarja nuk është pasojë e mungesës së personelit mjekësor apo mungesës së shërbimit dhe as për muungesë barnash apo materialesh mjekësore.
“Dëshirojmë të rikonfirmojmë sërish për opinionin publik se, bazuar në të gjitha faktet dhe informacionet e mbledhura, ngjarja nuk ka ndodhur as për mosprezencë të personelit mjekësor të shërbimit të urgjencës apo të qendrave universitare mjekësore në Tiranë, as për mungesë të infrastrukturës diagnostikuese, as për mungesë barnash apo materialesh mjekësore të nevojshme për trajtimin e pacientes në fjalë dhe as për mungesë të ofrimit të shërbimit të autoambulancës”, shkruhet ndër të tjera në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com