Gjykata Kushtetuese “ndez” debatin, Rama: Djepi më mirë të jetë bosh! Basha: I duhet kryeshejtanit për aferën e Teatrit

Tiranë- Përfundimi i sesionit parlamentar ditën e djeshme, ka ndezur një tjetër debat politik, atë të kolapsit në sistemin e drejtësisë. Gjykata Kushtetuese është jofunksionale, dhe opozita s’ka humbur kohë. Që ditën e djeshme, PD dhe LSI kanë akuzuar Kryeministrin Edi Rama se do të kapë drejtësinë, dhe të emërojë vetë magjistratët.

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim se Reforma në Drejtësi ka sjellë një kolaps në sistem. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama thotë se sistemi i drejtësisë po pastrohet dhe se është më mirë që ky sistem të zbrazet sesa të jetë i përbërë nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar.

Po mbetemi pa gjykata të sipërme?Jo! Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda! Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë,rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti.

Edi Rama, kryeministër

Përgjigjen ia ka kthyer pak minuta më vonë kreu i PD-së, Lulzim Basha, që në një reagim në Facebook, thotë se djepi bosh i Gjykatës Kushtetuese i shërben Ramës për të fshehur sipas tij aferën me Teatrin Kombëtar.

Djepi bosh i Gjykatës Kushtetuese i duhet kryeshejtanit për të mbrojtur mega aferën 200 milionë Euro me grabitjen e Teatrit Kombëtar. 
Ndërsa shejtanët në djepin e Prokurorisë ju duhen për të mbrojtur lidhjet me krimin dhe aferat korruptive, nga Tahiri te Xhafaj, nga Dako te Veliaj, nga Gjiknuri te Ahmetaj, nga Sejdini te Roshi me shokë.

Lulzim Basha, kryetar i PD-së

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 24/07/2018 16:29

    O Bajge Lulaq a ka me shejtan se ty.Ti e ke vendin ne burg o hajdut o vrases.

    Përgjigju
  • Turi: 24/07/2018 12:29

    Hë më ta lumsha. Me vite na kan lotuar syt nëpër gjykata. Sot e kan rradhën gjyqtarët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë