Akuzat e SPAK ndaj Berishës/ Qefalia: Duhet lënë drejtësia e lirë! Poli Hoxha: Do ketë të tjera, hetimi shumë i thellë! Alban Daci: Nuk ka më amnisti

 

Deputeti Xhemal Qefalia, analisti Poli Hoxha dhe politologu Alban Daci dhanë nga një koment në Studio Live, lidhur me paraqitjen e sotme të Berishës në SPAK ku iu komunikua zyrtarish akuza për korrupsion pasiv për aferën ‘Partizani’.

Qefalia: Është më se normale kur ka një akuzë, sot është bërë prezent akuza dhe është marrë i pandehur. Komentet tani janë të tepërt. Duhet ta lemë drejtësinë të lirë, të pavarur dhe në fund të jap verdiktin.

Poli Hoxha: Diçka e pritshme, u habita nga habia pse i komunikohet akuza. Ky është shpëtim për zotin Berisha që të ndjek rrugën e drejtësisë Berisha. Ajo që më ra në sy ishte fakti që Berisha që ka vetëm akuzën e korrupsioni  pasiv, tregoi se hetimi ndaj meje ka shkuar deri në disa breza. Po hetohet deri në kandidatët e 14 majit. Kam idenë që përveç çështjes së klubit Partizani, do ketë dhe një akuzë tjetër se hetimi de facto është shumë i thellë dhe i gjerë.

Alban Daci: Nuk do merrem me komente. Më shumë si qytetar më intereson fenomeni dhe i përgjithshëm që pak a shumë, nëse në një vend demokratik kapitalizmi do prodhonte politikanë, në Shqipëri politika ka prodhuar kapitalizëm. Ka shumë pyetje që bëhen, një pyetje si ka mundësi çdo deputet, ministër, ish ministër ka mundësi ti shkolloj fëmijët në shkollat më të shtrenjtë të botës. Cili është aktiviteti primar i këtyre politikanëve që kanë hyrë të varfër dhe tani janë shumë pasanikë. Ngjarje të tilla paralajmërojnë të gjithë klasën politike dhe zor se do ketë të amnistuar.


Lajmi kryesor:

Poli Hoxha parashikon: PS merr 100 mandate, PD 25, të tjerët 15! Xhemal Qefalia: Partia Demokratike e bashkuar me copëza, problem komunikimi me qytetarët


G.K/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?