Akuzat e Veliajt për vjedhjen e ujit
Mziu: Mashtrim, nuk njeh realitetin

Akuzat e Veliajt për vjedhjen e ujit<br />Mziu: Mashtrim, nuk njeh realitetin
Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu i është përgjigjur akuzave të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për vjedhjen e ujit të pijshëm. 

Gjatë analizës vjetore të Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, Veliaj tha se 1/3  e ujit të pijshëm që rrjedh nga Bovilla humbet teksa kalon nëpër zonën e Kamzës dhe të Paskuqanit.

Për këtë arsye, ai i bëri thirrje kreut të Bashkisë Kamëz që të bashkëpunojë për të zgjidhur këtë problematikë.

Ndërkohë, në një reagim në Facebook, Mziu shkruan se Veliaj nuk njeh realitetin, pasi sipas tij, është bashkia e Tiranës ajo që po vjedh prej asaj të Kamzës. 

Postimi i plotë i Mziut në Facebook: 
"Reagimi ndaj shpifjes se radhes kolegut Mashtrues te Tiranes!

Eshte e qarte se nuk mund ta njohesh realitetin kur je 3 dite jashte e 1 dite ne pune. Kjo i ka ndodhur Veliajt i cili, edhe pse prej dy vitesh eshte ne krye te Bashkise se Tiranes, nuk njeh ende kufijte territoriale, edhe pse ndarja eshte bere me ishuj, kujtojme qytetaret e Zall Herrit duhet te kalojne neper Kamez per te shkuar ne qendren e Njesise Administrative Tirane, ndarje politike!
Drejtoria e UKT ku sot ka bere analizen kolegu mashtrues i Tiranes eshte ne teritorin e Kamzes (qe brenda pranveres do merret nga Bashkia Kamez), por tubacioni qe kalon nga impianti i Bovilles drejt Tiranes menaxhohet nga UKT-ja e tij, pra nese ka abuzim apo vjedhje faj eshte i turistit me luksoz ne Shqiperi, kreut te Bashkise Tiranes. Sepse eshte nen menaxhimin e tij. 
Ku e gjen kurajon kolegu mashtrues qe cdo dite merr nen mbrojtjen politike te qeverise:
-Territore padrejtesisht nga Kamza, 
- Pyje nga Kamza.
- Qe merr funksione te deleguara nga qeveria qe duhet ti merrte Kamza por jane marre padrejtesisht nga Tirana si:
- Repartin e zjarrfikseve te Kamzes.
-Makinerite e financimin e Kullimit dhe Vaditjes qe i takonte Kamzes.
- Konviktin e shkolles mesme qe i takonte Kamzes.
- Fondin e Mirmbajtjes se rrugeve qe i takonte Kamzes
-Administrimin e pyjeve qe i takonte Kamzes.
Fakt eshte se Kamza ka aplikuar per 4 vite mbi 120 projekte tek qeveria, te refuzuara te gjitha, ndersa Bashkia e Tiranes ka marre 33,5 here me shume leke per fryme per banoret e Tiranes. A nuk jane njesoj banore, me te drejta te njejta si ne Kamez si ne Tirane?
Kjo eshte e verteta. 
Veliaj ka kapur mediat dhe cdo mashtrim i tij behet lajm. 
Po realiteti qe prekin e njohin qytetaret nuk ndryshohet me propagande te rreme.
Realiteti ndryshon duke u sherbyer njerezve, pavaresisht ku banojne, dhe per ke votojne".


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë