A rrezikon arrestimin Arben Ahmetaj? Gazetari i Report Tv Adriatik Doçi thotë se akuzat ndaj ish-zv.kryeministrit janë të rënda ndaj ditët në vijim SPAK mund të kërkojë heqjen e imunitetit dhe të lëshojë urdhër arrestin.
Në emisionin ‘Repolitix’ nga Denis Minga tha se mund të ndjekë rrugën e arratisjes si ish-kryprokurori Adriatik Llalla ose të zgjedhë përballjen me drejtësinë si Saimir Tahiri. Po ashtu, Doci u shpreh se ka dyshime që Ahmetaj të ketë korruptuar ILDKPI nga fakti që ka shumë pasuri të padeklaruara.
Ndërsa avokati Përparim Çaça u shpreh se po përflitet se arrestimi i Ahmetajt është çështje orësh por duhet që arsyetimi të jetë i bazuar në prova.
Përparim Çaça: Më duket se SPAK po tregohet shumë i kujdesshëm. Shihet sikur ka nisur pranvera e vetmisë së madhe. Duket sikur të gjithë e kanë lëshuar, kryeministri, partia e vet, mediat, por ndoshta edhe opinion publik. Të gjithë sikur duan të arrestohet Tigri i korrupsionit. Ne e dimë që nuk mjafton vetëm dëshira. Nuk e dimë se sa komprometuese janë provat që të kemi një arrest. Deri tani e shoh thjesht si hapje. Unë besoj që kujdesi duhet për SPAK. Të gjithë ata që duan punë në shtet mendojnë se në post shtetëror kanë përfitime, duhet të mendohen 2 herë. Askush nuk është i qetë tashmë. Përflitet se është çështje orësh arrestimi i Ahmetajt. Nuk shikoj të akuzohet për diçka konkrete. Po kërkojmë kudo si të gjejmë një mënyrë për të parë nëse ka shkelur ligjin apo jo. Duhet të përmendim dhjetëra penale për të gjetur nëse mund ta kapim një. Që të kërkohet masë sigurie duhet të kemi arsyetim që të bazohet në prova.
Adriatik Doçi: Po çfarë duhet të bëjmë, të presim thesin e lekëve në kurriz? Ka firmosur në 14 prill 2014 për inceneratorët. Do ta vlerësojë gjykata. Edhe nëse i ka marrë si dhurata, duhet t’i deklarojë në ILDKP. Pastrimi i parave, vilat çfarë janë këto? Nuk janë pastrim parash dhe korrupsion. Ku është burimi? Akuzat janë të rënda dhe kolegët e tij për këto akuza janë në burg dhe unë mendoj që ditët në vijim SPAK do të kërkojë heqjen e imunitetit. Do kemi dhe kontroll të banesave që posedon në emër të tij, që janë 2-3, të tjerat i ka në emër të familjarëve dhe biznesmenëve dhe mendoj që do të kemi masë arresti ndaj Arbën Ahmetajt. Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla ose do të përballet me drejtësinë si Saimir Tahiri.
Avokati Saimir Vishaj thotë se e gjithë historia e Arben Ahmetajt nis tek ish zyrtarja Alda Klosi dhe te pastruesja e saj, në banesën e së cilës u gjetën 500 mijë euro. Sipas Vishajt, shqiptarëve u intereson ku do të shkojë shuma e parave jo nëse do të arrestohet Ahmetaj.
“Një ministër nuk përgjigjet për shpërdorim detyre, ose për korrupsion, trafikim. Historia fillon që nga tubi i sobës të pastrueses. Aty nis produkti i veprës penale. Ne na intereson ato 500 mijë euro nëse SPAK i kalon për konfiskim, t’i kalojë për pensionistët. Shqiptarëve u intereson ku shkon paraja, jo nëse arrestohet Arben Ahmetaj”, tha Vishaj.
Analisti Plator Nesturi tha se mbeten ende në pritje të SPAK për të parë se si do të realizojë detyrën në çështjen e Arben Ahmetajt.
“Opinioni publik ka trysni dhe kërkesë të vazhdueshme për plagën e korrupsionit. Çdo lloj hetimi që mund të bëjë SPAK e prokuroria, tymi i tubit të sobës ka mbetur aty. Edhe korrupsioni është bërë blozë aq e madhe sa po i merr aspirimi çdo gjëje në këtë vend… Ne s’po presim të arrestohet, ne po presim se si institucioni do bëjë detyrën e vet”, tha Nesturi.
Kujtojmë se SPAK po heton ish ministrin Arben Ahmetaj në kuadër të procedimit 277/1. Ky procedim është një fraksion hetimor për çështjen e inceneratorëve. Në kuadër të hetimeve, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar për kontroll në disa nga pasuritë në emër të bashkëshortes së Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe të bashkëjetuese Erjola Hoxha. Gjatë kontrollit tek vila në zonën e Hamallajt, u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh. Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente.
Pasuria e Arben Ahmetajt në sitë
Dy ditë më parë, Report Tv raportoi ekskluzivisht se ndaj Arben Ahmetajt ka nisur një hetim pasuror. Report Tv ka siguruar listën e plotë të pronave që SPAK po heton. Së bashku me dokumentacionin e ndërtimit të objekteve SPAK ka sekuestruar edhe dokumentacionin për arredimin e të gjitha këtyre pronave. Identifikimi i pronave fizike e veçanërisht vilave, si dhe marrja e informacionit ne mos të dhënave dokumentare që provojnë shumën e investuar si në ndërtimin ashtu edhe të arredimit të tyre nga Ahmetaj dhe familjaret e tij që përbën një provë që ish-ministri po hetohet për pastrim parash.
Pronat e përmendura
Vilë e Albina Manckas, në zonën e Rolling Hills (Vila A00)
"Vila 22" në Valamar, në ngarkim të Erjola Hoxhës (Building Design Vila Vale Mar 0765).
Apartamenti në Kompleksin "Valamar", Interior Design. porositur nga Erjola Hoxha
Vilë Nr. 73 Green Coast (Interior Desigh 1037
Banesë e Albina Manckës në pallatin "Tuborg", në zonën e Bllokut
Gazetari i Report Tv, Adriatik Doci tha në emisionin ‘Repolitix’ se ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka marrë 4 milionë euro nga çështje e inceneratorëve. Këtë shifër thotë se e ka ndarë me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin por pasi u prishën në pazare, nisën me hakmarrje.
“Dyshohet që Arben Ahmetaj dhe Ilir Meta është i implikuar në cështjen e inceneratorëve. Dyshohet se ka marrë 4 milionë euro nga firma e tij, këto paratë i ka investuar në vila dhe një pjesë të parave i ka ndarë me Monika Kryemadhin. Do dalin dhe dëshmitarë. Dyshohet që ka marrë 4 milionë euro dhe paratë i ka ndarë me Ilir Metën e Monika Kryemadhin. Duke qenë se ishin të pakënaqur, nisën të sulmonin shokët, bashkëpunëtorët e tyre në këtë histori. Ilir Meta iu sul Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës. Arben Ahmetaj iu sul Klodian Zotos. Po këta të tjerët që kanë firmosur, po Ilir Meta që ishte pararojë e cështjes së inceneratorëve. Ishte hakmarrje dhe prishje në pazare. Goditja e Kokës dhe Bllakos ishte hakmarrje e Ilir Metës”, tha Doçi.
Po si ka mundësi që në çdo pisllik del emri i Like spiun floririt, e atij as i ndodh asgjë, po a ka shtet kjo Shqipria, ka drejtësi ? Aoo Albanistan e ktu mund të bëhet gjithçka. Po mereni çiftin e shpifur Meta Kok lopën Monika e kalbini në burg kto monstra.
PërgjigjuMos fol me se e prish