Akuzat mbi Arjan Ndojën/ KLP- Ramës dhe Braçes: Paragjykojnë ecurinë e procesit! Denonconi shkeljet në Prokurori

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas deklaratave të zv. kryeministrit Erion Braçe dhe kryeministrit Edi Rama të cilët akuzojnë prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja se mbështet një grup kriminal. KLP i bën thirrje Ramës dhe Braçes që të denoncojnë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të gjitha rastet e dyshuara të kryerjes së veprave penale nga çdo Prokuror, dhe për çdo rast të shkeljeve disiplinore të denoncojnë pranë Prokurorit të Përgjithshëm (deri sa të krijohet Inspektori i Lartë i Drejtësisë) dhe institucioneve të veting-ut.

KLP shprehet se deklaratat e ardhura nga përfaqësuesit e qeverisë mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e një procesi gjyqësor në vijim dhe të procedurave të tjera ligjore.

"Këshilli i Lartë i Prokurorisë është institucioni shtetëror i ngarkuar nga Kushtetuta me detyrën për të garantuar pavarësinë, llogaridhënien dhe statusin e prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.

Në ushtrim të kësaj detyre, ne ndjekim me vëmendje çdo reagim publik lidhur me punën e institucionit të prokurorisë dhe të prokurorëve të veçantë.

Në këtë kuadër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me vëmendje deklarimet publike të drejtuesve të qeverisë në lidhje me procedurat ligjore të ndërmarra nga Prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për caktimin e masës së sigurisë ndaj drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Këshilli vëren se deklarimet e sipërpërmendura janë të tilla që mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e një procesi gjyqësor në vijim dhe të procedurave të tjera ligjore.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë inkurajon deklaruesit, si dhe çdo subjekt tjetër publik ose privat, të denoncojnë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të gjitha rastet e dyshuara të kryerjes së veprave penale nga çdo prokuror i Republikës, ndërsa dyshimet për kryerjen e shkeljeve disiplinore duhet të denoncohen pranë Prokurorit të Përgjithshëm (deri sa të krijohet Inspektori i Lartë i Drejtësisë) dhe institucioneve të veting-ut.

Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë iu bën thirrje të gjithë prokurorëve të Republikës të vijojnë punën me përgjegjshmëri të lartë në zbatim të kompetencave të tyre kushtetuese për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në shërbim të shoqërisë.

Mënyra më e mirë për të arritur tek e vërteta është respektimi i procedurave dhe i institucioneve të ngarkuara nga ligji me dhënien e drejtësisë'", deklaron KLP.

Ndaj prokurorit Ndoja ka patur akuza për shpërdorim detyre e presion ndaj zyrtarit të hipotekës në Durrës.

Edhe ditën e sotme Rama hodhi akuza ndaj Ndoja-s të cilin e ka akuzuar se punon për organizatat kriminale dhe se u bën shantazh nëpunësve të shtetit herët apo vonë do të dalë para drejtësisë për të dhënë llogari për gjithçka ka bërë. 

Edhe zv. kryeministri Erion Braçe më parë ka thënë se prokurori i çështjes së Liridon Pulës, drejtor i Kadastrës Shtetërore në Durrës, është Arian Ndoja dhe pikërisht ky prokuror mbështet bandat kriminale dhe u bën presion zyrtarëve .

Prokurori Arjan Ndoja ishte në seancën gjyqësore, ku Gjykata e Durrësit vendosi masë sigurie arrest me burg për Liridon Pulën. Sipas Braçes është  presion kriminal mbi drejtuesin e Kadastrës në Durrës, për shkak se Pula nuk ka pranuar të legalizojë pallate monstrueze, siç i quajti zv.kryeministri, pavarësisht se ka qenë nën presionin e banditëve që grabisin prona në zonën bregdetare të Durrësit dhe mbështeten nga prokurorë dhe gjyqtarë.

Deklarata e KLP

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Melisa: 08/10/2019 08:47

    Reagimi nuk eshte i drejte. KLP ka per detyrim, ne baze te ligjit, te hap nje ceshtje pas cdo indicie dhe kur nje njeri i zakonshem bene nje denoncim, pale kur ate e ben nje zv. Kryeminister. KLP te zgjohet dhe te mos kete vetem kerkesa jo po zyra jo po paga. Ju kane zgjedhur ne ato posicione qe te hapni syte, ashtu sic porositi dje magjistratet e rinj zv/Ambasadoria e USA ne Tirane.

    Përgjigju
  • conia: 08/10/2019 08:31

    ai momenti kur ti pasi zgjedh edhe klp edhe klgj edhe kpp edhe pastruset e institucionit, ta menderosin ne menyren me te keqe te mundshme !!! Edvin Rama, s ke pare gje akoma, do te te kthehet mbrapsht cdo gje qe i ke bere ketij populli mjeran ! sa i takon denoncimit te zv/kr nese ka prova ta beje qe cke me te, boll me mbrojtje halabakesh te tipit arjan ndoja, karstriot selita, artur malaj, donika prela e gjithe hajduteria e sistemit te drejteise !!!

    Përgjigju
  • Repos: 07/10/2019 22:00

    Banda del ne mbrojtje pa mbaruar procesi i gjykatës. Menjeherë anatemohet Prokurori. Zv Kryeministri merr pjese ne seance dhe ben deklarata duke vene dore ne zjarr.Po si ka mundësi qe nje drejtor hipotekes paguan 80.000-100.000 euro per t'u bere drejtor dhe per 6 muaj fiton 200.000 euro????.Po tensioni i zv kryeministrit te le shije te keqe.Nuk merret me politikat ekonomike po merret me arrestimin e nje personi. Qeveri pa personalitet. Si nuk merret me korrupsionin ne tatime dogana ne shendetesi qe po nuk pagove inspektorin nuk te rimbursohet TVSH qe po nuk pagove ne dogane te zbresin mallin te gjithe poshte ose te trembin me cmime reference. Ndërsa Kryeministri del dhe lyp negociatat, sa turp, jo se i intersojne negociatat por me negociatat siguroje nje grusht votash me shume. E kam mik Macronin dhe mikeshe Merkelin, o dakllauk nuk ka miqësi ne perendim qe te shkelin parimet e tyre. Po si eshte e mundur qe te kryesh zgjedhje vendore i vetem pa bere piken e mundimit qe te krijonit hapësira per dakortesine qe ne zgjedhje te kishte konkurrence. Padyshim qe opozita ka gabimin kryesor te saj, po ti je kryeminister fillimisht pastaj kryetar Ps. Po si ka mundësi qe ferkoni duart qe fituat 61 bashki naten, dhe diten vajtoni qe s'u fut opozita. Nuk i hoqet kryetaret e bashkive opozitës por te drejtën e perfaqesimit te qytetarve shqiptare. Edhe presidenti beri diçka, i levizi guret qe te kishte zgjedhje dhe jo votime, ndoshta kaloi kompetencat, por duarkryq nuk qendroi. Dhe nuk e mbeshtesini interesimin e tij por ndërmerrni shkarkimin e tij. Jeni komplet jashte pozicionit stabilizues dhe qeverises. Jeni ne rolin e bandës dhe banda kerkon pushtet, te tjerat pak rendesi kane. Shyqyr qe nuk kam ndertim pa leje se do zgjoheha me pizhama nga IKMT. Kuptohet per se e kam, per skrepin e qeverise qe te vjen ne menyre barbare si rasti i bregdetit. Nuk ishte per prishjen e Panormes se Kokedhimes por ishte sinjal per ndertimin pa leje te babit tim ne fshat, te vellait tim ne qytet, te dajos tim ne Lipe, te kunatit tim, te komshiut tim, qe kush guxon ndaj "turisteve"(kryeministrit) te vjen skrepi dhe cekici te shoqeruar nga skorpionsa te krimit dhe te sheshojne gjithcka materiale por jo morale. Po si o zoti kryeminister , ikni ne Surrel me 7 makina dhe shkoni ne pune me 7 makina. Tsipras ne athine, ne te njejtin autobus me qytetaret dhe me 2-3 shoqerues...Po si nuk menduat si nje kryefamiljar per buxhetin e shtetit njesoj si te familjes. Po si nuk u perfaqesuam nga një individ me integritet por vetem nga abuzues dhe grupe te strukturuara kriminale qe udhetojne me Lincoln Navigator. Per te ardhur keq ne shoqerine tone qe respektin e fitojnë fale pushtetit dhe pasurisë, pavarësisht llumit qe permbajne. Dhe diçka tjeter, citoni kryerilindas se Spak po krijohet dhe ata kane frike nga Spaku. Pyetja ime eshte : po ti a ke frike nga SPAK ? Te kesh frike nga ligji eshte normale sepse njeriu e shkel me dashje dhe pa dashje ligjin, te mos kesh frike do te thotë qe ligji nuk ka ndikim tek ty. Nuk besoj ne zot, por ne rastin tuaj mund te them pasi nuk mendoj se e zgjidh tjeter :O zot na shpetoni nga keta te paudhe dhe tepsi-lepiresa qe kane fatet tona edhe per 30 vjet te tjera.

    Përgjigju
  • redi: 07/10/2019 16:49

    Reagimi i KLP eshte shume i drejte, dhe se politikanet ose qeveritaret ,eshte mire ,te ndjekin rrugen juridike.Keshtu funksionon shteti i se drejtes ne demokracite perendimore .Deklaratat nuk kane asnje ndikim ne popull si majtas dhe djathtas

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja