Akuzat për krime lufte ndaj 4 ish- luftëtarëve të UÇK/ Klosi në Report Tv: Ka pasur nxitës shqiptar! Haga po u jep mesazhin 'mos u mburrni shumë'

TIRANË- Ish- kreu i SHISH, Fatos Klosi është shprehur i bindur se për 10 akuzat e ngritura ndaj ish- luftëtarëve të UÇK qëndrojnë nxitës shqiptarë. Për këtë bindje, Klosi jep argumente, teksa se kush janë këta, ai i ndan në disa kategori.

"Mendoj që ka pasur nxitës shqiptar, janë akuza dëshmitarësh. Në një luftë ku nuk ka fron, ku nuk ka dokumente, filmime, fakte që tregojnë qartë, jam e sigurt që shumica e akuzave bëhen nga deklarime të serbëve, por edhe të shqiptarëve, nga njerëz që janë të pakënaqur, që kanë pasur një fatkeqësisht, nga ata që politikisht kanë pasur një krah tjetër, çlidhje ka Jakub Krasniqi, se ka qenë zëdhënës. Shqiptarë kur them, e kam fjalën për ato të Kosovës. Ky proces mbështet mbi deponimet, dhe njerëzit janë të shumëllojshëm, serb, romë, shqiptarë që mbase kanë pësuar krime, por jo në të tilla përmasa që të quhen krim kundër njerëzimit apo krime lufte", tha Klosi.

Po aq i bindur, Klosi shprehet edhe për vendimin e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Ai thotë se beson që nuk do të dënohen, por më tepër është një mesazh që kjo Gjykatë po iu përcjellë.

"Besoj që jo, s'do dënohen. Mendoj që është më tepër për të dhënë një mesazh kjo gjykatë, mesazh politikës kosovare, të gjithëve. Me idenë "mos u mburrni shumë, mos u konsideroni të pazëvendësueshëm", tha Klosi, teksa ka një përgjigje edhe për ata që kanë hedhur mendimet se pse Kosova nuk ndërtoi një gjykatë të sajën për të hetuar krime.

"Nuk kanë pasur eksperiencë që të krijonin një Gjykatë, atë e krijoi bota dhe e miratoi Kosova", tha ai.

Në hapësirën live të pasdites në ekranin e Report Tv, Klosi i cilësoi se akuzat janë absurde dhe madje është çuditur shumë kur i ka lexuar.

"Ka qenë një ushtri që më shumë ka pasur problem që të ruante veten, sesa të bënte gjëra të tilla që të quhen krime lufte. Nuk është luftë e përmasave të tilla prandaj them që akuzat janë shumë të forta. Është absurde, kam qenë në kontakte me ta dhe kur e kam dëgjuar këtë jam habitur, nëse do iu ngarkohen disa krime që mund të kenë ndodhur, pranë nuk janë këta përgjegjës. Por për krime kundër njerëzimit vetë termi është shumë i madh, unë mezi po pres që të shoh akuzat konkrete se më duken vërtetë absurde. Periudha me të cilën do merret Gjykata mars 1998-nëntor 1999, është kur mbaroi lufta.  Shtëpia e verdhë? UÇK ka qenë një organizatë që luftonin, ato që kanë luftuar nuk kanë qëndruar këtej, ato furnizoheshin këtej me armë, baza e UÇK ka qenë ku shkarkohej armatimi, merrej prej tyre dhe çohej në Kosovë", tha Klosi.

Një mesazh ka dhe për politikën shqiptare.

"Politika shqiptare nuk ka pse të futet, të lëmë të shohim argumentet, do shohim se kush ka qenë roli i njërit apo i tjetrit", përfundoi Klosi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • life: 13/11/2020 19:43

    mos shpresoni nga drejtesa botrore per shqiperin.ne inzidentin e KORFUZIT tani kan dal fakte se shqipera ishte e pafajshme,por naee koh u denuam.kam frik se kjo gje do te ndodh prap.vetem AMERIKA dhe shtetet GJERMANOFOLESE ja dun te miren kombit shqiptar.

    Përgjigju
  • Nxitësi: 13/11/2020 09:39

    Nxitësi dhe kreatori kryesor në Kosovë i denoncimeve është dhe mbetet Isa Mustafa me bashkpuntorët e tij në Kosovë dhe Serbi ! E tani mundohet edhe president të bëhet për ta realizuar ndarjen definitive të Kosovës!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së