Fjalimet përmbyllëse në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve (pengim i administrimit të drejtësisë) janë caktuar për periudhën 10–14 shtator 2026. Pas kësaj, gjykatësi i çështjes e mbyll procesin dhe fillon shqyrtimin për marrjen e vendimit.
Në çështjen për pengim/administrim të drejtësisë, janë të akuzuar: Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.
Hashim Thaçi dhe të tjerët akuzohen nën pretendimet se gjatë vizitave më 2023 në Hagë, të njëjtit i kanë dhënë udhëzime dhe informacione konfidenciale dëshmitarëve për gjykimin për krime lufte. Të pestë kanë deklaruar se nuk janë fajtorë ndaj akuzave.
Kjo është çështje e ndarë nga procesi kryesor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ku të akuzuar janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Vendimi për këtë të fundit pritet të jepet në 16 shtator.
The closing statements in the Specialist Prosecutor v. Hashim Thaçi et al. (administration of justice) case are scheduled for 10th – 14th September 2026, after which the Trial Judge closes the case and begins deliberations to reach a judgment.
— Kosovo Specialist Chambers (@SpecialChambers) September 2, 2026
Find a history of proceedings in… pic.twitter.com/80x8cFX5yw









Komente
Komento