Akuzat për plagjiaturë, Manastirliu: Shpifje, doktoratura e miratuar nga MAS. Pedagogia udhëheqëse: Punimi origjinal

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar për herë të parë pas akuzave për plagjiaturë të doktoraturës. Denoncimin e bëri Lëvizja për Universitetin sipas të cilëve bëhet fjalë për doktoraturën e vitit 2013 të Manastirliut me temë "Krahasimi i monitorimeve të mjedisit në ladfillin e Sharrës, para dhe pas ndërhyrjes si dhe ndikimet në mjedis". Sipas denoncimit në kapitujt hyrës të doktoraturës, Manastirliu ka kopjuar thuajse çdo gërmë nga puna shkencore e një diplomanti për Master shkencor nga Republika e Afrikës së Jugut. 

Por në një reagim të shpërndarë për mediat, Manastirliu mohon akuzat duke i konsideruar ato shpifje dhe sqaron se doktoratura e saj është realizuar në bazë të rregullores së Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe e miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. 

Sipas ministres Manastirliu për të kuptuar falsitetin e akuzës, do të mjaftonte fakti që akuzuesit i referohen vetëm 4-5 citimeve nga një material shkencor prej 96 faqesh - të shkëputura këto nga pjesa teorike e materialit, dhe jo ajo eksperimentale shkencore - prapëseprapë kam kërkuar vlerësimin dhe analizën e profesorëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. 

E them me përgjegjësi të plotë, se kam punuar me profesionalizëm në kryerjen e saj, falë edhe përkushtimit të udhëheqëses shkencore dhe profesorëve të tjerë të nderuar. Duke zbatuar me përpikmëri çdo rregullore të sistemit universitar shqiptar, gjatë punës në terren për fazën eksperimentale. Mbetem e bindjes se i duhet dhënë fund një herë e mirë lehtësisë me të cilën ngrihen tymnaja shpifjesh në këtë vend. Ashtu sikurse besoj fort se janë ekspertët dhe komisionet e çertifikuara nga institucionet, që duhet të shprehen, duke mos lejuar që shpifjet t'i zërë vendin të vërtetave. Hedh poshtë me neveri çdo insinuatë dhe përdorim dashakeq që i bëhet emrit tim dhe mbetem si gjithmonë, me besimin se puna flet më shumë se sa fjalët dhe shpifjet.

Ogerta Manastirliu

Reagimi i ministres Ogerta Manastirliu:

"Akuza e sotme rreth Doktoraturës time, nuk është një nga ato akuza të përditshme, për të cilat mjafton një reagim mohues. Eshtë një akuzë që cënon direkt dinjitetin tim, atë të profesorëve të mi dhe të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Doktoratura ime është realizuar, bazuar në Rregulloret e FSHN, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. 

Edhe pse për të kuptuar falsitetin e akuzës, do të mjaftonte fakti që akuzuesit i referohen vetëm 4-5 citimeve nga një material shkencor prej 96 faqesh - të shkëputura këto nga pjesa teorike e materialit, dhe jo ajo eksperimentale shkencore - prapëseprapë kam kërkuar vlerësimin dhe analizën e profesorëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Sepse për vetë natyrën e punës që bëjnë përditë, besoj se janë ata që kuptojnë, vlerësojnë dhe munden të konkludojnë në lidhje me këtë studim.

Në fakt, punimi im, ashtu si çdo doktoraturë tjetër, në pjesën teorike ka jo vetëm këto, por edhe të tjera referenca (të përmendura në 4 faqe citime në fund të punimit), të cilat lidhen me temën e mbetjeve urbane në landfill-e. Diferencën në këto studime e bën ndryshimi në analizat kimike të objektit konkret të studimit dhe analizimi i këtyre rezultateve, të cilat vërtetojnë origjinalitetin e punimit. Për sa më takon, e them me përgjegjësi të plotë, se kam punuar me profesionalizëm në kryerjen e saj, falë edhe përkushtimit të udhëheqëses shkencore dhe profesorëve të tjerë të nderuar. Duke zbatuar me përpikmëri çdo rregullore të sistemit universitar shqiptar, gjatë punës në terren për fazën eksperimentale.

Mbetem e bindjes se i duhet dhënë fund një herë e mirë lehtësisë me të cilën ngrihen tymnaja shpifjesh në këtë vend. Ashtu sikurse besoj fort se janë ekspertët dhe komisionet e çertifikuara nga institucionet, që duhet të shprehen, duke mos lejuar që shpifjet t'i zërë vendin të vërtetave. 
Hedh poshtë me neveri çdo insinuatë dhe përdorim dashakeq që i bëhet emrit tim dhe mbetem si gjithmonë, me besimin se puna flet më shumë se sa fjalët dhe shpifjet".

Udhëheqja e doktoraturës, Prof. Dr. Pranvera Lazo: Punimi është origjinal dhe me vlerë 
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Prof. Dr. Pranvera Lazo, udhëheqëse e Doktoratës, Pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës e cila e ka cilësuar atë punim origjinal dhe me mjaft vlera.

"Punimi i Doktoraturës me temë: "Krahasimi i monitorimeve të mjedisit në landfill-in e Sharrës, para dhe pas ndërhyrjes si dhe ndikimet në mjedis", është kryer në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dhe i përket një punë eksperimentale të kryer në një periudhë 5-vjeçare (2008-2012) në landfillin e Sharrës, ku janë marrë në studim të gjithë komponentet mjedisore që shkaktojne impakt në mjedis dhe shëndet. Për këtë qëllim janë marrë në studim sistemi ujor sipërfaqësor, ndikimi i landfillit në ujin e puseve dhe ujin e pijshëm që konsumojnë banorët e zonës, si dhe impakti i emetimeve ajrore të landfillit. 

Studimi është realizuar i ndarë në 6 ekspedita të veçanta për studimin e impaktit të landfillit në sistemin ujor, ku janë marrë në konsideratë 21 parametra kimiko-fizike, dhe në 2 ekspedita për studimin e impaktit në ajër, ku janë vrojtuar dhe përcaktuar 5 parametra kimike, që ndikojnë direkt në shëndet. Studimi është i ndarë në 2 pjesë, pjesa Teorike me 24 faqe, dhe pjesa Eksperimentale me rreth 65 faqe. Pretendimet e nje specialisti jo të fushës, me 4-5 citime të shkëputura në pjesën teorike, nuk e zbehin vlerën e këtij studimi të mirëfilltë, ku rezultatet eksperimentale i përkasin tërësisht objektit të vendgrumbullimit të mbejtjeve në Sharrë. Punimi është ORIGJINAL dhe ka rezultate me vlerë mbi gjendjen mjedisore të landfillit dhe masat që duhen marrë ne të ardhmen".

Ndërkaq, disa ditë më parë ishte studiuesi Taulant Muka i cili denoncoi ish-zv/ministrin e Arsimit, Ervin Demo, se kishte kopjuar punimin shkencor për doktoraturën nga autorë të tjerë. Pas denoncimit të skandalit, Demo u dorëhoq nga pozicioni i zv/ministrit dhe në vend të tij u emërua pikërisht Taulant Muka, detyrë të cilën ai nuk e mbajti më shumë se dy javë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Yhsh: 03/12/2018 23:45

    perkthim fjale per fjale anglisht-shqip= Punim Origjinal! — perpara shoke!

    Përgjigju
  • sapa: 03/12/2018 17:19

    Po e bejne gjermanet qe kane shtet dhe jo ti aty ku nuk ekziston shtet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zbulohen 10 kg kanabis që po transportoheshin nga një makinë! Në pranga 2 persona

Korçë/ Zbulohen 10 kg kanabis që po transportoheshin nga një makinë! Në pranga 2 persona