Akuzat se ka qenë i dënuar në Greqi, Partia e Lirisë kërkesë në KQZ: Të çregjistrohet nga zgjedhjet kandidati i PS për bashkinë e Kuçovës! Prokuroria të nisë hetimet

Akuzat se ka qenë i dënuar në Greqi, Partia e Lirisë kërkesë në KQZ: Të çregjistrohet nga zgjedhjet kandidati i PS për bashkinë e Kuçovës! Prokuroria të nisë hetimet

Edi Rama dhe Kreshnik Hajdari

Partia e Lirisë ka depozituar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve  kërkesën për ndalimin e kandidimit të Kreshnik Hajdarit kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Kuçovës. Kërkesa e Partisë së Lirisë dhe koalicionit Meta-Berisha vjen pas daljes në media të një dënimi që Kreshnik Hajdari ka marrë në Greqi dhe nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Në kërkesën e Partisë së Lirisë thuhet se vendimi i Kuvendit të Shqipërisë numër 17/2016 përcakton qartë këto kritere dhe Partia e Lirisë kërkon që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të bëjë verifikimet e nevojshme dhe të ndalojë kandidimin e Kreshnik Hajdarit.  

Partia e Lirisë e ka dorëzuar kërkesën dhe në Prokurorinë e Përgjithshme për të nisur hetim penal ndaj Kreshnik Hajdarit për fshehje të të dhënave.

Ky reagim vjen pas lajmit se Hajdari rrezikon të humbë mundësinë e një rikandidimi, për një mandat të dytë në krye të bashkisë Kuçovë nga disa akuzave dhe lajmeve që tregoni se ai është dënuar në Greqi.

Më herët, Hajdari ka bërë edhe vetë një reagim në të cilin tha se nuk ka qenë në dijeni të këtij vendimi, e ndërsa tha se kjo nuk e penalizon për kandidimin e tij në Bashkinë Kuçovë.

Hajdari ka thënë se në vitin 1999 ai mori rrugën për Greqi për të punuar, por u kthye mbrapsht në kufi dhe ka thënë se është hera e parë që mësoi mbi ekzistencën e këtij vendimi.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë