Merrin nga 1000-2000 € në muaj sikur punonin me Frontex ,AMP pezullon 19 policë në Korçë! Në hetim për abuzim fondesh

Merrin nga 1000-2000 € në muaj sikur punonin me Frontex ,AMP pezullon 19 policë në Korçë! Në hetim për abuzim fondesh

Foto ilustruese

Korce- 19 punonjës të drejtorisë së policisë Korçë dhe drejtorisë së Kufirit e Migracionit janë pezulluar nga detyra dhe do të procedohen penalisht. Sipas burimeve nga prokuroria punonjësit e policisë akuzohen se kanë abuzuar me fondet sa i përket dietave, shërbimeve, shpenzimeve të tjera të shërbimit të Frontex dhe falsifikimit të dolumentave.

Hetimi është i shtrirë në periudhën 2020-2024 dhe sipas burimeve abuzimi financiar kap një vlerë të konsiderueshme. Gjithashtu po hetohen në gjëndje të lirë edhe 15 punonjës të tjerë.

Informacionet per të akuzuarit janë siguruar me metoda speciale hetimore ne disa raste duke perdorur dhe pergjimin. Ndërkohë AMP ka bërë të mundur ekzekutimin e 21 masa arresti për 19 punonjës policie dhe 2 përfaqësues të operatorëve të hotelerisë.

"AMP prej një viti kishte në hetim dhe me metoda speciale ka arritur që të dokumentojë abuzimin që 19 efektivët e policisë, në mesin e tyre drejtues të lartë të uniformave blu si dhe dy qytetarë, kanë arritur të vjedhin fondet nga FRONTEX. Ky grup për një periudhë të gjatë kanë falsifikuar dietat duke përfituar shuma në euro. Një dietë ditore e FRONTEX është 50 euro, ndërkohë që për një efektiv apo drejtues janë lëshuar edhe shërbime fiktive me dokumente të falsifikuara edhe për 20 ditë rresht apo edhe më shumë. Efektivët në këtë mënyrë merrin përmes vjedhjes shuma nga 1000 deri në 2000 euro në muaj kur pretendonin se ishin me shërbim për FRONTEX"  

Vendimi i Gjykatës ka ardhur në kuadër të procedimit penal referuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ku nga hetimet disa mujore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës të Jurdiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka rezultuar se këta punonjës policie, nga nivelet e larta drejtuese dhe deri në nivelin zbatues, me veprime të kundraligjshme, nëpërmjet faturave fiktive dhe të falsifikuara, të paraqitura në kohë të ndryshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në misionin FRONTEX, kanë përfituar shuma të paligjshme në euro.
 
Nga hetimet ka rezultuar e provuar se nga punonjësit e policisë në nivelin drejtues, në shpërdorim të detyrës, janë nxjerrë një numër i konsiderueshëm urdhëra transferimi fiktivë në Stacione të ndryshme të Policisë Kufitare, në juridiksionin e DVKM Korçë, me qëllim favorizimin e punonjësve të Policisë në përfitime të paligjshme, ndërsa nga Sektori i Financës në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit, në tejkalim të kompetencave ligjore dhe në shpërdorim të detyrës, bazuar në dokumentacionet fiktive të paraqitura nga punonjësit e policisë, janë lëvruar shuma në euro, të cilat përfshinin shpenzime akomodimi, fjetje, apo dieta të ndryshme.
 
Hetimet vazhdojnë me qëllim nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore dhe të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme.', njofton AMP.

Efektivet e pezulluar

1.Behar Tafa - Asistent i Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin
2.Arben Joco - Ish Drejtor i DVKM Korçë, aktualisht me detyrë Asistent i Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale
3.Andon Marko - Ish Drejtor i DVKM Korçë, aktualisht me detyrë Asistent i Drejtorit në DVP Elbasan
4.Shpëtim Ahmetaj - Shef në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin
5.Eranda Murataj - Specialiste në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin
6.Inspektor Edi Spaho - Trupë shërbimi në DVKM Korçë
7.Inspektor Sandril Hyska - Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë në kufirin tokësor
8.Inspektor Andi Ibro - Specialist për krimet në Komisariatin e Policisë Maliq
9.Inspektor Endri Duro - Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë
10.Inspektor Markeljan Murati - Trupë shërbimi, operator për sistemin e kamerave në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë
11.Inspektor Adi Bregu -Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë
12.Inspektor Denjon Myteberi -Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë
13.Inspektor Edison Mielli - Ndihmës specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit
14.Inspektor Gerdi Haxhija - Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë
15.Inspektor Ledion Xhafi - Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë
16.Inspektor Veladin Azisllari
17.Inspektor Fisnik Mahmutllari - Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë
18.Inspektor Denis Agolli - Përgjegjës turni në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë, në DVKM Korçë
19.Inspektor Ana Ismaili (Debrova) - Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës
20.Shtetasi Anesti Thanati- përfaqësues i një subjekti tregtar në fushën e hotelerisë
21.Shtetasi Genci Çakërri - përfaqësues i një subjekti tregtar në fushën e hotelerisë

Lajmi  ne perditesim... 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:42
Abuzime me fondet e shërbimit, AMP ekzekuton 21 masa sigurie, 19 policë dhe 2 përfaqësues hotelesh (EMRAT)

'Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), pas hetimeve intensive disa mujore të kryera me metoda speciale, ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila vendosi “Pezullimin e ushtrimit të një funksioni apo shërbimi publik” ndaj 19 punonjësve të policisë, si edhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj 2 shtetasve (përfaqësues të operatorëve në fushën e hotelerisë), e konkretisht;
 
1. Drejtues Behar Tafa, 45 vjeç, me detyrë Asistent i Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin dhe Koordinator lokal i operacionit të përbashkët me misionin FRONTEX, i dyshuar për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikim i dokumentave”;

2. Drejtues Arben Joco, 63 vjeç, ish Drejtor i DVKM Korçë, aktualisht me detyrë Asistent i Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale, i dyshuar për “Shpërdorimi i detyrës”;

3. Kryekomisar Andon Marko,  57 vjeç, ish Drejtor i DVKM Korçë, aktualisht me detyrë Asistent i Drejtorit në DVP Elbasan, i dyshuar për “Shpërdorimi i detyrës”;

4. Kryekomisar Shpëtim Ahmetaj, 63 vjeç, me detyrë Shef në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, i dyshuar për “Shpërdorimi i detyrës”;

5. Eranda Murataj, 54 vjeçe, me detyrë Specialiste në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, e dyshuar për “Shpërdorimi i detyrës”;

6. Nënkomisar Denis Agolli, 35 vjeç, me detyrë Përgjegjës turni në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

7. Nënkomisar Andi Ibro, 32 vjeç, me detyrë Specialist për krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, i dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

8. Nënkomisar M. A., 27 vjeç, me detyrë Specialist për krimet në Komisariatin e Policisë Korçe, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

9. Inspektor Edi Spaho, 46 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

10. Inspektor Sandril Hyska, 39 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë në kufirin tokësor, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

11. Inspektor Endri Duro , 43 vjeç, me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

12. Inspektor Markeljan Murati, 32 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi, operator për sistemin e kamerave në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

13. Inspektor Adi Bregu, 36 vjeç, me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

14. Inspektor Denjon Myteberi, 34 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

15. Inspektor Edison Mielli, 35 vjeç, me detyrë Ndihmës specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

16. Inspektor Gerdi Haxhija, 38 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

17. Inspektor Ledion Xhafi, 38 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

18. Inspektor Fisnik Mahmutllari, 40 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

19. Inspektor Ana Ismaili (Debrova), 32 vjeçe, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës, në DVKM Durrës, e dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

20. Shtetasi Anesti Thanati, 41 vjeç, përfaqësues i një subjekti tregëtar në fushën e hotelerisë, i dyshuar për “Falsfikimi i dokumentave”;

21. Shtetasi Genci Çakërri, 47 vjeç, përfaqësues i një subjekti tregëtar në fushën e hotelerisë, i dyshuar për “Falsfikim i dokumentave”.

Vendimi i Gjykatës ka ardhur në kuadër të procedimit penal referuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ku nga hetimet disa mujore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës të Jurdiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka rezultuar se këta punonjës policie, nga nivelet e larta drejtuese dhe deri në nivelin zbatues, me veprime të kundraligjshme, nëpërmjet faturave fiktive dhe të falsifikuara, të paraqitura në kohë të ndryshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në misionin FRONTEX, kanë përfituar shuma të paligjshme në euro.
 
Nga hetimet ka rezultuar e provuar se nga punonjësit e policisë në nivelin drejtues, në shpërdorim të detyrës, janë nxjerrë një numër i konsiderueshëm urdhëra transferimi fiktivë në Stacione të ndryshme të Policisë Kufitare, në juridiksionin e DVKM Korçë, me qëllim favorizimin e punonjësve të Policisë në përfitime të paligjshme, ndërsa nga Sektori i Financës në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit, në tejkalim të kompetencave ligjore dhe në shpërdorim të detyrës, bazuar në dokumentacionet fiktive të paraqitura nga punonjësit e policisë, janë lëvruar shuma në euro, të cilat përfshinin shpenzime akomodimi, fjetje, apo dieta të ndryshme.
 
Hetimet vazhdojnë me qëllim nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore dhe të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme.', njofton AMP.

Lajmi ne perditesim...

S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

E zbulon Armand Duka: Me Sylvinhon takohem javën që vjen, e finalizojmë shpejt marrëveshjen

E zbulon Armand Duka: Me Sylvinhon takohem javën që vjen, e finalizojmë shpejt marrëveshjen