Akuzohet për tjetërsimin e pronave, nisin hetimet ndaj deputetit të PS, Alket Hyseni

U kallëzua nga shtetësja Irini Bua për tjetërsimin e pronës në bregdetin e jugut, prokuroria e kriemve të rënda nis hetimin ndaj deputetit socialist Alket Hyseni. Burime nga Policia sqaruan për Report Tv se prej dy muaj janë duke u kryer verifikime në terren nga njësia e posacme “Forca e Ligjit”, pas referimit te ccëhstjes nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda.

Të njëjta burime thanë se deri në këtë fazë depueti nuk është marrë në pyetje por në përfundim të verifikimeve në terren do të vendoset nëse ai do të pyetet në lidhje me akuzën dhe hetimin e zhvilluar ndaj tij.

Vetë deputeti e ka mohuar këtë akuzë dhe është shprehur se pasuria e tij dhe trualli i fituar në bregdet janë me burime të ligjshme dhe konfrom rregullave. Sipas kallëzimit të depozituar në prokurorinë e krimeve Bua pretendon se me anë të tjetërsimit të dokumentacionit të pronësisë asaj i janë marrë 11 mijë m2.

Hetimi po kryhet nga Task Forca për korrupsionin dhe krimet e zyrtarëve pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 12/04/2018 18:29

    Ky duket qe nga surrati qe eshte hien...Epo te te marre dhe ky plehra pronen!!!

    Përgjigju
  • Kreshniku: 12/04/2018 15:48

    Si shum lart i ka vene syzet. Hajt se te mbron engjelli yt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter