TIRANË- GJKKO ka lënë në fuqi masën "arrest shtëpie" për gjyqtaren Mimoza Margjeka, dhe "arrest me burg" për bashkëshortin e saj Arben Cara (në rolin e seskserit), të cilët akuzohet për rryshfet 6 mijë euro për të liruar një të arrestuar për trafik klandestinësh.

Ky vendim është kontestuar ashpër nga Margjeka, e cila në dalje të seancës ka "shpërthyer" në akuza duke thënë se e gjitha është politike, e planifikuar për t'i dhënë fund karrierës së saj, pasi në zgjedhjet e 30 qershorit, refuzoi mandatin Valbona Sakos, ish-kryebashkiakes së Durrësit, e cila qëndroi disa muaj në detyrë pas zgjedhjeve të 2019. Teksa ka tentuar t'i shpjegojë medias të vërtetën sipas saj, ajo është përplasur me policët të cilët nuk e kanë lejuar të flasë.

"Është gjithçka e përgatitur. Ky shtet nuk bëhet më. Guxoni t'i dilni përballë shtetit, harroje se guxon kush. Kush është fut në burg vetëm ata që i kanë dalë në ballë shtetit. Mos më prek, mos më shty. (Përplaset me policët). Mos më kap mor, ik ore andej, ska asnjë provë, kërkova median në proces, nuk u lejuan. Gjyqtarët janë të frikësuar kanë hall vettingun. Mos më prek moj më lër të flas ( bërtet). E kam bërë për njerëzit, vendimin e Gjykatës Durrës për zgjedhjet e kanë dhënë për njerëzit. Prit të sqaroj gazetarët. Më leni të flas mor, ça është fjala, ça keni more. Mos më prek zonjë se do të plas andej. Është bërë sepse nuk i dhashë mandatin. Le të shfaroset familja ime le të shkatërrohet nuk e kam dhënë mandatin sepse nuk e meritonin", tha ajo e revoltuar.

Përveç mandatit të kryebashkiakes Sako, gjyqtarja thotë se kishte në dorë një dosje për trafik droge, ku bëhej fjalë për 8 ton në kalimin e të cilave akuzoi se ishte i përfshirë një drejtor Kufiri. Margjeka tha se për këtë dosje u lanë në detyrim paraqitje 25 policë, dhe drejtori i Kufirit, i cili sipsa saj fuste drogën. "U bë paralel. Neni 58 thotë pushohet çështja. Ku do e çoni këtë vend. E kuptova që kisha në dorë dosjen e Gjirit të Lalëzit. Ishin detyrim paraqitje 25 policë sepse Drejtori i Kufirit futi drogën. Turp të keni, mafiozë kriminalë. Shtet i korruptuar. E kam fëmijën me psikolog sot", tha ajo.

Në krah të saj, avokati i gjyqtares Margjeka, Genc Gjokutaj, u shpreh se vendimi i sotëm ishte absurd. Ai i bën thirrje politikës shqiptare që të vendosë në funksion menjëherë Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese në mënyrë që të bëjnë rekurs lidhur me çështjen e gjyqtares. 

"Nuk është rebelim. Gjendja e gjyqtares Margjeka është rrjedhojë logjike e një absurdi që ndodhi ditën e sotme në Gjykatën e Apelit e cila la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Gjykatat nuk po gjykojnë më. Unë i bëj thirrje politikës të instituojë menjëherë gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese sipas ligjit që njerëzit të kërkojnë dhe të marrin drejtësinë e mohuar. Ky është një rast i paprecedent kur një gjyqtar burgoset familjarisht pa çerek prove. Dhe rekursi që ne do të bëjmë në Gjykatë të Lartë, ne si avokatë nuk dimë të themi se në çfarë afatesh do të gjykohet. Ju e dini që gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese janë të zhbëra" - shtoi Gjokutaj.

Edhe në fillim të seancës gjyqtarja i ka mohuar akuzat, ndërsa kërkoi që në sallë të jetë e pranishme edhe media, por kjo gjë nuk është pranuar nga prokuroria dhe më pas është rrëzuar edhe nga gjykata, duke e argumentuar këtë vendim me ruajtjen e sekretit hetimor.

Masa e sigurisë arrest shtëpie bashke me gjyqtaren është dhënë edhe për avokatin Skënder Demiraj, ndërsa në masën arrest me burg është lënë bashkëshorti i gjyqtares Arben Cara që ka luajtur rolin e sekserit apo marrësit të parave si dhe dy të rinjtë Nejton Bali dhe Klaudjo Zhilla. Nejton Bali rezulton se është i afërmi i personit që iu ndryshua masa e sigurisë përkatësisht Orion Bali për të cilin gjykata e Pogradecit kishte caktuar arrest me burg dhe apeli i Korçës me vendimin e Margjekës e ka lënë në liri kundrejt garancisë pasurore prej 500 000 lekësh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:53
Margjeka akuza të forta: Kisha në dorë dosjen e trafikut të 8 ton drogë, e futi drejtori i Kufirit

Gjyqtarja Mimoza Margjeka e ka lidhur çështjen e saj dhe vendimin arresht shtëpie ndaj saj për akuzat e korrupsionit edhe me një tjetër dosje që kishte në dorë.

Përveç mandatit të kryebashkiakes Valbona Sako së Durrësit të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, ajo thotë se kishte në dorë një dosje për trafik droge, ku bëhej fjalë për 8 ton drogë ku ishte i përfshirë një drejtor Kufiri.

Margjeka tha se kishte në dorë dosjen e Gjirit të Lalëzit ku u lanë në detyrim paraqitje 25 policë, dhe drejtori i Kufirit bënte drogën.

"U bë paralel. Neni 58 thotë pushohet çështja. Ku do e çoni këtë vend. E kuptova që kisha në dorë dosjen e Gjirit të Lalëzit. Ishin detyrim paraqitje 25 policë sepse Drejtori i Kufirit futi drogën. Turp të keni, mafiozë kriminalë. Shtet i korruptuar. E kam fëmijën me psikolog sot", tha Margjeka.

Ora 11:47
Avokati i Margjekës: Vendim absurd! I bëj thirrje politikës që të bëjnë funksionale Gjykatën e lartë dhe atë Kushtetuese (VIDEO)

Avokati i gjyqtares Margjeka, Genc Gjokutaj në një deklaratë për mediat u shpreh se vendimi i sotëm ishte absurd. Ai i bën thirrje politikës shqiptare që të vendosë në funksion menjëherë Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese në mënyrë që të bëjnë rekurs lidhur me çështjen e gjyqtares.

"Nuk është rebelim. Gjendja e gjyqtares Margjeka është rrjedhojë logjike e një absurdi që ndodhi ditën e sotme në Gjykatën e Apelit e cila la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Gjykatat nuk po gjykojnë më. Unë i bëj thirrje politikës të instituojë menjëherë gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese sipas ligjit që njerëzit të kërkojnë dhe të marrin drejtësinë e mohuar. Ky është një rast i paprecedent kur një gjyqtar burgoset familjarisht pa çerek prove. Dhe rekursi që ne do të bëjmë në Gjykatë të Lartë, ne si avokatë nuk dimë të themi se në çfarë afatesh do të gjykohet. Ju e dini që gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese janë të zhbëra" - tha Gjokutaj.

Ora 11:39
Margjeka nuk "mbahet" pas seancës: Le të shfaroset familja ime, mandatin s'ia dhashë se nuk e meritonte! Përplasja me policët: Mos më prek zonjë se do të plas andej (VIDEO)

Me tone të ashpra ka "shpërthyer" gjyqtarja Mimoza Margjeka në dalje të seancës pasi u la në fuqi masa arrest shtëpie për të dhe masa arrest me burg për bashkëshortin e saj Arben Cara, të akuzuar për korrupsion. 

Në dalje të seancës ajo është përplasur me policët të cilët nuk e kanë lejuar që të flasë. Margjeka thotë se gjithçka është politike për për zgjedhjet e 30 qershorit, pasi i refuzoi mandatin Valbona Sakos, ish-kryebashkiakes së Durrësit.

"Është gjithçka e përgatitur. Ky shtet nuk bëhet më. Guxoni t'i dilni përballë shtetit, harroje se guxon kush. Kush është fut në burg vetëm ata që i kanë dalë në ballë shtetit. Mos më prek, mos më shty. (perplaset me policet).

Mos më kap mor, ik ore andej, ska asnjë provë kërkova median në proces nuk u lejuan. Gjyqtarët janë të frikësuar kanë hall vetingun. Mos  më prek moj më lër të flas ( bërtet).

Klodi të lutem se ty të besoj merre dosjen dhe shikoje nuk ka asnjë provë e kanë bërë gjyqin të fshehtë dhe me frikë sepse dola përballë me një vendim të drejtë . E kam bërë për njerëzit, vendimin e Gjykatës Durrës.

Prit të sqaroj gazetarët. Më leni të flas mor,  ça është fjala, ça keni more. Mos më prek zonjë se do të plas andej.

Është bërë sepse nuk i dhashë mandatin. Le të shfaroset familja ime le të shkatërrohet nuk e kam dhënë mandatin sepse nuk e meritonin", tha ajo.

Ora 11:37
GjKKO lë në fuqi vendimin arrest shtëpie për gjyqtaren Mimoza Margjeka

GjKKO ka lënë në fuqi vendimin për gjyqtaren Mimoza Margjeka për arrest shtëpie.