GREQI- Një 34-vjeçar shqiptar, u dorëzua te shërbimi i antiterrorit, për shkak se akuzohet si porositësi i dytë i vrasjes së 5 bodigardëve të një biznesmeni qipriot, në tentativë për ta eliminuar fizikisht.
Siç njoftojnë mediet greke bëhet fjalë për 34-vjeçarin Emilio Papa, i cili muajt e fundit duket se ka jetuar në Shqipëri, ndërsa për të ishte lëshuar një urdhër-arresti europian për rastin e incidentit të përgjakshëm në verën e vitit 2012 në Ayia Napa, ku me gjakftohtësi u vranë 5 truprojat e biznesmenit qipriot Theofanous Kalopsidioti.
Sipas akuzës, Papa kishte marrë 50 mijë euro për vrasjen e biznesmenit të lojërave elektronike, teksa vetëm 20 mijë prej tyre ua pati dhënë ekzekutorëve.
Papa u detyrua të dorëzohej, sepse mendonte se jeta e tij ishte në rrezik.
Më 23 qershor 2012 u vranë pesë rojet e biznesmenit qipriot të lojërave elektronike të fatit. Pesë rojet, tre qipriotët dhe dy rumunë, janë të hipur në një makinë, ku edhe u vranë.

(Foto/Vendi ku u vranë 5 truprojat e biznesmenit qipriot Theofanous Kalopsidioti)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com