Al Capone, gangsteri që hipnotizoi
Amerikën, ishte i sëmurë mendo

Al Capone, gangsteri që hipnotizoi<br />Amerikën, ishte i sëmurë mendo
Në vitet 1920 Al Capone ishte një nga burrat më të frikshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Një kriminel i njohur për rrëmbime, grabitje, vjedhje dhe vrasje ku vetëm në moshën 26-vjeçare drejtonte krimin në Çikago.
 
Por pavarësisht mendjemprehtësisë Al Capone vuajti nga një infeksion që e la atë në gjendjen mendore të një 12-vjeçari, shkruan Daily Mail. Historia e tij tronditëse dhe fundi i tij tragjik janë vendosur në qendër të një libri të titulluar: "Al Capone: His life, Legacy and Legend" nga Dierdre Bair.
 
Capone njihej me nofkën "Scarface" pas një sulmi në adoleshencë që i la një shenjë në faqen e majtë.
 
Në libër shpjegohet aktiviteti i Capones dhe bisedat imagjinare që ai filloi të kishte me disa nga njerëzit që kishte vrarë duke shfaqur edhe më shumë gjendjen e rënduar psikologjike.
 
Al Capone, gjithashtu shëtiste me pizhame në kopsht , duke u përpjekur të zinte flutura së bashku me mbesën e rij.
 
Bashkëshortja e Scarface është munduar ta mbajë të sigurt jetën emocionale të tij deri sa ai vdiq në vitin 1947, në moshën 48-vjeçare pas një ataku kardiak dhe pneumonie.
 
Ky ishte një fund i heshtur për gangsterin italo-amerikan që hipnotizoi Amerikën dhe dha dëshminë se të gjithë bashkëpunëtorët e mundshëm nuk mundën ta shpëtonin nga vetvetja.

al capone

al capone

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën