
Teherani ka paralajmëruar se do të përgjigjet pas shpërthimeve në ngjarjen e organizuar për të nderuar gjeneralin Qassem Soleimani që u vra në një sulm ajror amerikan më 2020.
"Përgjigja e Teheranit ndaj këtij 'akti terrorist' do të jetë e fuqishme dhe dërrmuese dhe do të vijë në kohën më të shpejt të mundshme". Këto janë deklaratat, të raportuara nga agjencia Irna, e ministrit të Brendshëm iranian Ahmed Vahidi pas sulmit të sotëm.
Lajmi kryesor:
Iran, shpërthime pranë varrit të gjeneralit Soleimani, 103 të vrarë! SHBA: S'besojmë se Izraeli qëndron pas! Lideri i Hezbollahut i paralajmëron me 'luftë pa rregulla'









