Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Foto ilustruese

Athinë- Nga ujërat e zeza urbane të Athinës në Greqi, supozohet se grekët nga viti 2020 e në vazhdim, konsumojnë afërsisht gjysmë ton kokainë në vit.

Një rritje e madhe e konsumit të kokainës vihet re pothuajse çdo vit, sipas të dhënave dhe gjetjeve zyrtare në ujërat e zeza të Qarkut të Atikës.

Nga ujërat e zeza të qytetit, ka pika të herëpashershme, në periudha si Krishtlindjet dhe Viti i Ri, ose kur ka festivale të mëdha muzikore verore, koncerte etj., që përqendrimi i drogave në to rritet apo dyfishohet.

Në këto raste, “normaliteti” i përdorimit në Greqi përmbyset me një kërcim nga 1.5 kilogramë në 3 kilogramë kokainë në ditë, sipas vlerësimeve të shkencëtarëve ekspertë dhe bazuar në studimin e mostrave nga ujërat e zeza bashkiake.

Kjo sasi thithet si forma dominuese e kokainës në vend, pasi tymosja e lëndës (e njohur edhe si krak) nuk është e përhapur. Vihet re se gjatë festave të fundvitit dhe veçanërisht Krishtlindjeve, përdorimi nga 1 kilogram në ditë shkon pothuajse në dyfishim.

Profesori i Kimisë Analitike, Nikos Thomaidis, është ndalur tek rritja e përdorimit të lëndëve narkotike e vërejtur gjatë festave të fundvitit.

“Është e ditur që në ditët e festave dhe këtë e kemi dëshmuar në gazeta dhe publikime të ndryshme, ka abuzime”, tha profesori i Kimisë Analitike duke folur për SKAI-n.
“Kemi 15 vite që monitorojmë përdorimin e substancave të trafikuara ilegalisht. Ne shohim më shumë konsum të kokainës, ekstazi, më pak metamfetaminë dhe sigurisht përdorim të qëndrueshëm të kanabisit. Pothuajse dyfishohet, është sistematike. Që nga viti 2020, përdorimi i substancës ka ndryshuar, është një fenomen pan-evropian. Menduam se ishte gjatë periudhës së Covid-it, por kokaina është më e aksesueshme tani”, shtoi ai.

Nivele të ulëta të Covid dhe gripit

“Ne jemi në nivele më të ulëta, ku koronavirusi është 4-6 herë më i ulët se vitin e kaluar, gripi është 10 herë më i ulët dhe RSV është 15 herë më i ulët se vitin e kaluar. Kushtet e motit ishin të favorshme, por presim një rritje këtë javë, e cila tradicionalisht vërehet për shkak të konvergjencës”, thotë Thomaidis.

Nëpërmjet analizave të ujërave të zeza të Qarkut të Atikës (mesatarja vjetore në kilogramë ose gram në ditë) në pritje të të dhënave të reja, vërehet se në vitin 2010 përdorimi i kokainës (kg/d) ka arritur në 0.47, ndërsa për vitin 2023 përdorimi ka shkuar në 1.11 kg/ditë, pra kati trefish. /TA NEA/

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen