NASA ka urdhëruar shtatë astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) të futen për siguri në kapsulat e tyre dhe të përgatiten për një kthim të mundshëm të parakohshëm në Tokë. Problemi lidhet me një rrjedhje ajri në një nga modulet ruse që përbëjnë ISS-në, e cila është aktive që nga viti 2000. Bëhet fjalë për një fenomen që vazhdon prej vitesh dhe që nuk është zgjidhur kurrë përfundimisht. Zakonisht, astronautët rusë e riparojnë defektin, por ai rikthehet periodikisht. Rrjedhja e re e ajrit ka nisur rreth një javë më parë.
Aktualisht, në orbitë në kuadër të misionit Expedition 74 ndodhen shtatë astronautë: Sergei Kud-Sverchkov (komandant), Chris Williams, Sergei Mikaev, Jessica Meir, Jack Hathaway, Sophie Adenot dhe Andrei Fedyaev.
//Corriere
Komente









