Një sistem i ri për mbrojtjen e fëmijëve të trafikuar tregon se ka një rritje alarmante të fëmijëve shqiptarë që përfundojnë si skllevër në Britaninë e Madhe. Është ky alarmi që ngre gazeta prestigjoze britanike The Guardian, në një shkrim ku paralajmëron  se shumë shpejt numri i fëmijëve shqiptarë që detyrohen të punojnë mund tja kalojë shumë shpejt atyre vietnamezë si grupi më i shfrytëzuar it ë rinjve në Britaninë e Madhe.

The Guardian citon një raport të përpiluar nga avokati Javed Khan, i cili drejton një organizatë dhe zyrë ligjore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Ai thotë për gazetën britanike se, shumë fëmijë shqiptarë po trafikohen në Britani dhe shfrytëzohen për punë apo për aktivitete kriminale.

Vitin e fundit ka patur një rritje të konsiderueshme të numrit të fëmijëve shqiptarë që trafikohen në Britani për qëllime skllavërie. Pjesa më e madhe e tyre futen të punojnë në ndërtim, ndërsa një pjesë tjetër përdoret nga bandat e drogës për trafik.

Avokati thekson se rekrutimi i fëmijëve e ka zanafillën në Britani. Pra sipas tij, nuk ka një sistem trafiku nga Shqipëria në Britani.

Ne besojmë se fëmijët, kryesisht adoleshentë, vijnë në Britani vullnetarisht dhe më pas aty rekrutohen për të punuar në të zezë apo nga bandat kriminale.
Sipas zyrës së tij, janë më shumë se 13 mijë fëmijë që përdoren për punë të ndryshme në Britani. Numrin më të madh e përbëjnë vietnamezët, dhe pas tyre vijnë shqiptarët.

Redaksia online
(S,m/shqiptarja.com)