Alarmi për tërmet apokaliptik, Meta flet për herë të parë dhe tregon ku u bazua

Report Tv pyeti sot Presidentin Ilir Meta gjatë konferencës për mediat se ku u bazua për letrën që i dërgoi kryeministrit Rama duke ngritur alarmin për një tërmet apokaliptik, që sipas tij ishte parashikuar nga një sizmolog grek.  Meta tha se për paralajmërimin e sizmologut grek u bazua te mediat.

"Unë nuk e di se cfarë ka thënë greku, këtu janë ato 45 linqet mininale të Greqisë dhe Shqipërisë (tregon listën e medive), besoj se TV -ja juaj shquhet për korrektesë dhe profesionalizëm të lartë, besoj se do i japë këto. Këtu janë nga BBC, por edhe ato që ndonjë kolegu jonë i quan kazan, shpresoj mos u përfshijë ju këtu, janë të gjitha këtu. Greqia nuk është vend fqinj me Zelandën e Re, por me Shqipërinë.

Pak muaj më parë ndodhi një tërmet, jo i përmasave që është paralajmëruar sipas medieve nga drejtori në fjalë në Greqi dhe e dini qasa e vështirë ishte për të menaxhuar pasojat, po patët harruar shkoni dhe pyesni banorët atje. Unë nuk kam letër për mediat, por institucionale për qeverinë në zbatim të detyrimeve të tyre ligjore, por ishte më e lehtë të shpërndahej te ju. Besoj se do ta botoni edhe ju me profesionalizimin që ju karakterizon" tha ai.


Lajmi kryesor:

Basha kundër 13 Tetorit me Ramën, Meta: Kush nuk do, të dalë me spektatorët (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen