TIRANE - Një kontroll rutinë i policisë së burgjeve ka vënë në alarm sigurinë në burgun e Vaqarrit. Një vizatim pikturë me përmbajtje simbole dhe mesazhe të shtetit Islamik ISIS ,është gjetur në dhomën e një të dënuari.
Report Tv ka mundur të sigurojë ekskluzivisht pikturën e sekuestruar, për të cilën tashmë i dënuari 20-vjeçar I.Gjuni është nën akuzë për mbajtje të sendeve të ndaluara në burg.

Piktura ka të shkruajtur ISIS, armë dhe luftëtarë të xhihadit të mbuluar dhe disa pengje të varur.
Ende nuk dihet se cila është lidhja e Gjunit me këtë organizatë, ndërsa para hetuesve ai ka deklaruar se e ka pikturuar vetë në burg dhe nuk ia ka sjellë askush.
I.Gjuni rezulton i ndaluar nga Policia e Tiranës në 2015-ën, për akuzën e vjedhjes dhe dënuar nga gjykata në dhjetor të 2015 me dy vite burg.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com