KING - Një poete, gjyshërit e së cilës ishin banorët e fundit të këtij fshati të largët në Alaska, ka realizuar ëndrrrën e saj për të vizituar ishullin e braktisur, falë një donacioni anonim prej 32 mijë dollarësh.

Joan Naviyuk Kane kërkonte para për një udhëtim 2-javor në ishullin King, një fshat i vogël i mbushur me shtëpi, i cili sot ngjason me një qytezë fantazmë, pasi është braktisur që nga viti 1966. Pas shumë vitesh, ajo pati mundësinë të vizitonte zonën e të gjente frymëzimin e saj për të shkruar dhe sot thotë se do të kishte shumë dëshirë që njerëzit të ktheheshin në shtëpitë e tyre, qoftë edhe për pak javë.

Të shkosh në këtë ishull nuk është aspak e lehtë. Një anije e madhe nuk mund të ankorohet në breg, ndaj për të arritur në fshat, duhet përdorur një helikopter, apo me anë të një anijeje të vogël të shkosh në breg, e më pas të ngjitesh malit. Një shekull më parë, në këtë vend jetonin 200 persona, por me kalimin e viteve, shumë prej tyre u larguan.  
 
ALASKA, ISHULL, FSHAT



















alaska, fshat, ishull











































Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)