Çdo shqiptar mund ta ketë fare të qartë se sa të vështirë do ta ketë pasur Lulzim Basha të distancohej nga Sali Berisha, njeriu që e bëri njeri të suksesshëm politik. Pa Sali Berishën, Lulzim Basha nuk do të ishte ky që njohim të gjithë. E megjithatë, duke marrë parasysh gjithëçfarë mund t’i ndodhte, pas deklarimit “Non grata” nga SHBA-të, ai, Lulzim Basha, shoku i Argita Berishës, e përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Është një ngjarje e paprecedentë dhe që do të mbetet e shkruar mirë në historinë e Shqipërisë së post diktaturës.
Me radhë, pas Lulzim Bashës, të tjerë eksponentë të njohur të Partisë Demokratike siç e njohim, u distancuan nga ai që i kishte krijuar dhe dhënë leje dhe hapsirë për t’u bërë dikush në politikën e “privatizuar” të së djathtës shqiptare.
Shumica e të rinjve në PD bënë të njëjtën gjë, u distancuan, me ndonjë përjashtim. Mes përjashtimeve Belind Këlliçi, një i ri që mendohet se i ka të gjitha informacionet që ofron teknologjia, media, faktet, ngjarjet për t’u informuar se kush është Sali Berisha në politikën shqiptare. E megjithatë, me gjithë informacionin në dispozicion që nga nisja e rrënimit të Drejtësisë shqiptare në të largëtin 1994 e deri më sot, Belind Këlliçi vendosi të bëhej fytyra e Berishës për Tiranën. Dhe ky vendim do të thotë gjithëçka.
Shpjegon të gjitha premtimet elektorale të tij që duken më të bukura dhe më fitimprurëse se sa premtimet që bënë të gjithë bashkë krerët e piramidave famëkeqe. Ashtu si dhe videot propagandistike që jo vetëm imitojnë interpretimet dhe pozat e socialistëve (me përqafime me popull, poza të mjaltosura), por edhe i tejkalojnë, si më e fundit: Futja me arrogancë, prepotencë dhe shpërfillje të pronës së përbashkët të autobusit të tij elektoral me emrin “Belo” në fushën e gjelbërt të Arenës Kombëtare në një stadium gati bosh. Tipike e berishizmit që njohim mirë të gjithë bashkë: Vendosjen e të përbashkëtës nën rrotat e autobusit të “fisit”, “klanit”, egos” së tyre.
Këlliçi i Berishës nuk habit askënd edhe në berishizmin më të shëmtuar që kemi njohur në gjithë këto dekada: Sulmin e egër dhe me shpifje ndaj mediave që nuk i përkëdhelin egon dhe servilizmin, lajkat ndaj atyre që i lavdërojnë për çdo absurditet që porodhojnë.
Belind Këlliç ëndërron të bëhet një Lulzim Basha i dytë në prehrin e Sali Berishës dhe siç faktet tregojnë, kopjet ndonjëherë edhe funksionojnë, derisa Tirana dhe Shqipëria të vendosë se në opozitë, në politikë, janë vetëm origjinalët, të sinqertët, të drejtët që na përmirësojnë.
Kêrriçi i Berishes me sakt, ai po pregatit Lulin e Radhes
PërgjigjuO Belo i je qep Berishes si m*ti pas kepuce vachdo po m*t do te hash.
PërgjigjuËshtë e pabesueshme se si një djalë i ri që pretendon të bëjë karrierë në politike të ngjitet dhe të bëhet rrodhe e Sali Berishës njeriut më famëkeq në Shqipëri. E kam thënë esmdhe herë tjetër që Enver Hoxha është ëngjëll para Sali Berishës që dhe më demokraci numëron mijra të vrarë nga 1997, 1998, Gerdeci, 21 Janari etj. Të votosh Këlliçim është njësoj që ti japësh votën Sali Berishës personit non-grata, i padëshiruar nga aleati ynë strategjik.
PërgjigjuNuk është i padëshiruar vetëm për aleatët strategjikë,ai në rradhë të parë është i padëshiruar për NE,shqiptarët! Po si do bëjmë t'a shporrim plehrën e vjetër!??
Cfar te bej i ziu kerric. Do behet nje dit ky djal,por mbasi te ket ikur sali ziu. Nuk kan kohe tiranasit me u mar me kerricin,ky mbase edhe pret xhanem se mos e votojn por veshtir.
Përgjigju