Alban Daci: A ka një rrugë të tretë Shqipëria?

Alban Daci: A ka një rrugë të tretë Shqipëria?

Tiranë

Psikoza e qëllimshme e ushqyer në publik se Shqipëria s’mund të ketë një rrugë të tretë, përtej status quo nuk është e vërtetë dhe në thelb është demagogji. 

A ka nevojë Shqipëria për një rrugë të tretë?

Sigurisht dhe përgjigjen e gjejmë në atë që sot është Shqipëria!

Kemi 34 vjet një tranzicion që nuk mbaron! E dini pse nuk mbaron, sepse protagonistët janë të njëjtët dhe nuk kanë sjellë e nuk ofrojnë asnjë risi! Në fakt ne vazhdojmë ta emërtojmë gabim si tranzicion, pasi nuk është i tillë përderisa është kthyer në sistem.

Çfarë është ky sistem? Është një demokraci hibride me pluralizmit dhe formales dhe zgjedhjeve periodike dhe po ashtu në lidhje të ngushtë me të kaluarën të mbështetur fort tek uni, personifikimi i unit, si i pazëvendësueshëm i shoqëruar me teorinë se nëse ndodhë një ditë atëherë është fundi i historisë.

Pra, zëvendësimin e unit e shoqërojnë me demagogjinë e fatatilitetit dhe kjo është tipike për regjimet autoritare të ngjashme me ato që Europa i rrëzojë me mbarimin e Luftës së Ftohtë!

A ka nevojë Shqipëria për një rrugë të tretë? Sigurisht! Këtë e tregojnë të gjitha sondazhet sipas të cilave shqiptarët janë të lodhur më këto oferta politike dhe me liderët që i përfaqësojnë përmes riciklimeve të forcuara e deri diku edhe me imponim të dhunshëm. Pra, janë shqiptarët që e kërkojnë një vijë të tretë!

A ka nevoja Shqipëria për një rrugë të tretë? Sigurisht! Tashmë kanë kaluar 34 vitet nga rrëzimi i diktaturës dhe Shqipëria ka nevojë për një model të ri, me njerëz të ri dhe mbi të gjitha me një format të ri!

A ka nevojë Shqipëri për një rrugë të tretë? Sigurisht! Sepse, status quo aktuale edhe sipas kronikës të drejtësisë e ka mbaruar ciklin e saj për shkak të konsumimit dhe të qasjes që kanë pasur dhe kanë ndaj Shtetit të Drejtës!

A ka nevojë Shqipëria për një rrugë të tretë? Sigurisht! Shqipëria nga vitet edhe ka kanë kaluar disa breza vazhdon të mbahet peng dhe të imponohet nga protagonistët e viteve ’90!

A ka nevojë Shqipëria për një rrugë të tretë? Sigurisht! Një sistem që nuk pranon të reformohet ai është i destinuar ose të kthehet në peng për progresin ose të dalë jashtë sistemit!

A ka nevojë Shqipëria për një rrugë të tretë? Sigurisht! Demokracia është edhe mbi të gjitha një sistem që përmisohet dhe evoluon vazhdimisht duke qenë në koherence me proceset sociale. Tashmë këta që janë aty prej fillim të viteve ’90 nuk kanë çfarë të ofrojnë më, sepse janë provuar në pushtet, opozitë dhe thuajse në të gjitha nivelet e përfaqësimit!

Kush duhet ta gjejë rrugën e tretë të Shqipërisë? Një lider që kam momentin dhe dëshirat e shqiptarëve dhe që i drejton ato drejt suksesit! Shqiptarët nën në një trysni aspak demokratik e kanë dëshmuar disa herë se nuk janë dakord me këtë status quo, por që ta tejkalojnë këtë kanë nevojë për një lider të guximshme që drejton ata drejt ndryshimeve!

Rruga e tretë e Shqipërisë është rruga euroatlantike e cila është garancia e vetme për një demokraci funksionale, Shtet të Drejtës dhe për siguri kombëtare në kohën e trazirave të mëdha ndërkombëtare që po përjetojmë.

Shqipëria ka nevojë për një rrugë të tretë! Dikush duhet të marr guximin dhe forcën që ta nis tani! Shqipëria ka nevojë për një rrugë të tretë!

Momenti është tani për ta bërë!

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Denis: 21/06/2024 22:24

    Sigurisht

    Përgjigju
  • Johnny: 20/06/2024 20:01

    Momenti është tani, por njerëzit ishin dje për t'a bërë. Nesër nuk do kesh as njerëzit as momentin. Shqipëria humbi mundësinë, gjithësesi fitoi një tjetër.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta