Alban Daci: Dy realitete të së njëjtës medalje!
Minatorët sot në protestë te Parlamenti dhe dëbimi i deputetit të PD, Edi Paloka
Jashtë Parlamentit protestonin minatorët e me siguri me të drejtë. Të zgjedhur në Parlament me votën e tyre ose që e ushtrojnë mandatin edhe në emrin e tyre protestonin për veten dhe jo për ata që i kanë votuar për t'i përfaqësuar në Parlament dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre ligjore.
E para është tamam mosbindje civile, sepse janë kundër normave ligjore të Qeverisë që sipas tyre u cenon të drejtat.
E dyta është protestë politike për pushtet.
Në një ditë dy modele të njëjtit realitet shqiptar, e para e minatorëve tamam mosbindje civile dhe e dyta protestë politike.
Këto janë dy realitet të njëjtës medalje, politika për vete edhe pse duhet të jetë për qytetarët dhe këta të fundit për vete, por të tradhtuar nga ata që edhe i ka votuar.
Minatorët nuk mund të jenë në Parlament të kundërshtojnë në mënyrë institucionale normat juridike të Qeverisë ose të mbrojnë të drejtat e tyre përmes propozimeve të reja ligjore, por as nuk mund të bëjnë as referendum, sepse u është mohuar edhe kjo e drejte e po ashtu nuk kanë as përfaqësues në Parlament që normalisht duhet t'i kishin për të qenë të përfaqësuar dhe të mbrojtur. Nëse këtë mund ta quani demokraci përfaqësuese siç duhet të jetë atëherë çdo gjë duket Ok!
Pastaj ankohen se nuk fitojnë? Po këta minatorët nuk janë votues? Këta minatorë a janë pak? Po familjarë, miq e të afërm kanë? Po votën e tyre me çfarë arsyetimi do ua kërkojnë pas pak muajsh që janë zgjedhjet? Po të qytetarëve të tjerë si do ua marrin votën? Apo këta janë të gjitha dilema pa zgjidhje?!
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
53.7%
-
Jo
39%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2426
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Statusi i minatorit, PD dorëzon në Kuvend projektligjin: Paga jo më e vogël se dyfishi i minimales! Pensioni i parakohshëm dhe kompensimi për aksidentet
31 Tetor, 15:05
-
Edi Paloka tenton t’u afrohet minatorëve por e përzënë: Largohu, hajdut! Shikoni videon
31 Tetor, 12:34
-
Ylli Pata: Shuplaka e europarlamentarëve ndaj Gazment Bardhit, kur BE flet shqip
30 Tetor, 21:16
-
Do krijohet Forca Rezerviste! Zbulohet vendimi i Qeverisë: Shërbim ushtarak deri në 45 ditë në vit! Pranohen dhe ato me dy shtetësi
30 Tetor, 19:43
-
Alban Daci: 'Mani Pulite' në Itali! Pak kronologji
30 Tetor, 10:44
-
Ylli Pata: Pse PD e ka “harruar” Ilir Metën?
29 Tetor, 21:13
-
Alban Daci: Protestë mbarë qytetare pro SPAK!
29 Tetor, 20:43
-
Opozita dogji karriget në Parlament, Kuvendi hap tenderin për 30 të reja, vlera sa dyfishi i dëmit të të parave
29 Tetor, 12:35
-
Namir Lapardhaja: Halli personal i Berishës e shndërroi PD-në një parti ku mbizotëron budallai i dobishëm
29 Tetor, 10:05
-
Mblidhet grupi PS, datat kur Rama takon shqiptarët në Selanik e Londër! Porositë për deputetët, më 4 Nëntor diskutimi për buxhetin 2025
28 Tetor, 11:09
-
Vakanca në Gjykatën Kushtetuese rrezikon të 'hedhë në erë' skemën e ripërtëritjes
28 Tetor, 08:34
-
Kreshnik Spahiu: Pse Berisha, Rama, Meta nuk votuan një Amnisti Penale, për të falur veten dhe veprat e shkuara?
27 Tetor, 17:07