Alban Daci: Kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut mes iluzionit dhe reales!

Alban Daci: Kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut mes iluzionit dhe reales!

Talat Xhaferi

Shqiptarët janë më shumë se shtetformuese në Maqedonine Veriut, sepse ata janë garantë për ekzistencën e ati shteti! Nëse nesër shqiptarët nuk e duan, atëherë që nesër Maqedonia e Veriut nuk ekziston më dhe bën pjesë tek reliket e historisë së shteteve! 

Shqiptarët kanë iluzionin se janë të barabartë me sllavo-maqedonasit! Ky është termi historik që ju përket atyre, sepse të gjithë e dimë e madje edhe ata vetë se nuk kanë pikë lidhje me Maqedonasit! Madje, nëse e studiojmë mirë historinë, të vetmit që kanë lidhje me maqedonasit e antikitetit janë pikërisht shqiptarët!  Në fakt nuk është kështu! Formalisht shqiptarët kanë fituar shumë të drejta të tyre legjitime! Megjithatë pabarazia e madhe e shqiptarëve nuk është në nivel kushtetues apo institucional, por strukturor e social! 

De iure komandues në Maqedoninë e Veriut mbeten sllavo-maqedonasit! Madje, nëse bën një udhëtim në Maqedoni e Veriut në vendet ku shqiptarët janë shumicë të krijohet impresioni sikur janë pakicë! Shqipja është gjithnjë më e rrallë në përdorim! Nga Shkupi deri në Dibër thuajse askush në autogrilla nuk flet shqip e madje as kur kalon për Tetovë! Reklamat janë thuajse të gjitha sllavisht! Përballë, sapo kalon Shkupin në majën e Kodrës duket kryqi i madh, i cili nëse do të përfaqësonte fenë nuk do të ishte problem, por në një vend ku feja ortodokse ka bërë politika shtetërore e nacionaliste duket qartë se ai kryq vetëm mision fetar nuk ka! 

Këtë vere hyra  nga Bullgaria në Maqedoninë  e Veriut! Pika doganore pa pik profesionalizmi me punonjës që nuk din as anglisht e asnjë gjuhë europiane! Punonjës të kontrollit kufitar që asnjëri prej tyre nuk din shqip ose edhe nëse don preferon të mos e flas! Me t'a nuk din si të merresh vesht, sepse edhe kur ju flet Shqip duke menduar se është e lejuar me Kushtetutë, ata acarohen edhe më shumë duke u bërë agresiv! Vjen në Bllatë e të gjithë punonjësit e doganës janë sllavë edhe pse "Dibra e Madhe" është më shumicë shqiptare! Sapo hyn në Dibër të Madhe e kupton se është qytet me shumicë shqitpare, sepse është më i varfër dhe i prapambetur sesa pjesët e tjera që kanë shumicë sllavo-maqedonase! 

Nëse kalon edhe tranzit në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut të qenit shqiptar të jep impresionon sikur je i pa dëshiruar! Këtë e vë re shumë kollaj në çdo lloj kontakti me sllavo-maqedonasit! Prandaj, barazinë shqiptarët e kanë arritur formalisht me Kushtetutë e me institucione, por janë shumë larg në barazinë strukturore e sociale!

Bërja e Kryeministrit I shqiptar është një lajm i mirë! Megjithatë, ka një dilemë të madhe, nëse kjo gjë i shërben apo do ju shërbej shqiptarëve, apo tashmë elita politike shqiptare është bërë pjesë e një sistemit thuajse autoritar e të korruptuar që ju shërben vetëm interesave të pakicave! Shpresojmë se Kryeminstri shqiptar edhe pse me kompetenca simbolike do të bëj diçka për shqiptar duke lënë gjurmë strukturore dhe jo vetëm historike! Kjo e fundit nëse nuk është në shërbim të njerëzve mbetet vetëm një fakt historik në memorie, por pa dobi për njerëzit!

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë