Alban Daci: Ligji i Luftës i Greqisë me Shqipërinë!

Alban Daci: Ligji i Luftës i Greqisë me Shqipërinë!

Lufta italo-greke në kufirin shqiptar

Në fakt edhe pse ky ligj është jashtë çdo lloj logjike, ai ka disa arsye që është dhe këto nuk lidhen vetëm me çështjen e pronave të çamëve. Kjo e fundit është një ndër arsyet, por jo vetëm! Në fakt ka një absurditet të madh në këtë histori dhe kjo lidhet edhe me sjelljen e dobët të Shqipërisë në këto 34 vite me një politikë të jashtme të konsideruar me ndenja të forta inferioriteti e pse jo edhe nënshtrimi.

Pse e them këtë? Në fakt këtë e them, sepse sipas të drejtës Ndërkombëtare të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Shqipëria dhe Greqia pas viteve ’90 janë nulë! Nuk mund të bëhet një marrëveshje miqësie me një shtet i cili ka një ligj lufte ndaj Shqipëri dhe kjo e fundit, duhet të kishte kushtëzuar Greqinë që si akt fillestar të ri ngritjes së marrëdhënieve dypalëshe të ishte heqja e ligjit të luftës nga ana e tyre.

Një shtet që ka një ligj lufte me një vend tjetër do të thotë se është në një gjendje lufte dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të natyrës së paqes nuk kanë asnjë vlerë juridike, duke përjashtuar marrëveshjet që kanë të bëjnë me “casus belli”.  Sipas logjikës Greke, kufijtë e të dyja vendeve duhet të jenë të mbyllura dhe ushtritë të jenë në gatishmëri të lartë për veprime luftarake.

Pyetja është pse e ka hequr Greqia ligjin e Luftës me Italinë? Në fakt kemi një rast tjetër më konkretët për të ngritur një dileme: perse Greqia nuk ka një ligj lufte? Dhe kjo ka të bëjë konkretisht me Turqinë në rastin kur forcat ushtarake ndërhynë në Qipro duke e ndarë për gjysmë atë? E dini pse Greqia e ka hequr ligjin e Luftës me Italinë dhe nuk e ka një të tillë me Turqinë? Sepse, Greqia ka frikë dhe e ka të ekspozuar sovranitetin e saj nëse do të mbante një ligj me këto fuqi ushtarake! Teknikisht, sipas të Drejtës Ndërkombëtare, nëse ndonjëherë Turqia dhe Italia do të mendonin të sulmonin Greqinë dhe me të do të kishin një ligj lufte, atëherë këta dy vende nuk do të kishin nevojë formalisht të bënin një deklaratë lufte e për pasojë në çdo rast mund të ndërmerrnin veprime ushtarake pa kërkuar asnjë lloj preteksti apo aprovimi sipas të drejtës ndërkombëtare.

Ligji i Luftës i Greqisë, duke e konsideruar Shqipëri si inferiore ushtarakisht është mbajtur edhe në raport më këtë linjë. Pra, kurdoherë dhe kur ta shikojë të mundshme Greqia, qoftë edhe ushtarakisht mund ta sulmojë sovranitetin e Shqipëri pa asnjë lloj aprovimi ndërkombëtar, apo preteksti bilateral.

Pra, ne sot kemi një fqinj anëtare të BE dhe të Natos që ka gjendje lufte me ne. Në këtë situatë absurde, teorikisht Shqipëria nuk duhet të lejojë asnjë lloj bashkëpunimi ushtarak me Greqinë, asnjë prani ushtarake të Greqisë në Shqipëri qoftë edhe në kuadër të Natos.

Gjithashtu, Shqipëria dhe Greqia janë vend anëtarë të Natos dhe sipas nenit 5 të Traktatit, kanë të detyrueshme bashkëpunimin ushtarak dhe mbrojtjen e përbashkët. Nuk e di se si mund të aplikohet ky nen mes Shqipërisë dhe Greqisë, kur kjo e fundit në mënyrë të njëanshme ka gjendje lufte me Shqipërinë!

Në situatën absurde mes Shqipërisë dhe Greqisë, nuk mund të ketë e as marrëveshje doganore, importi, eksporti dhe as lëvizje të lirë. Sepse, nuk mund të ketë lëvizje të lirë apo marrëdhënie ekonomike me një vend që je në gjendje lufte.

Prandaj, nuk e kuptoj se institucione si Nato apo BE e kanë toleruar dhe vazhdojnë ta tolerojnë një situatë kaq absurde të Greqisë ndaj Shqipërisë. Pra, teknikisht dhe sipas rendit kushtetues të Greqisë dhe po ashtu edhe të Drejtës Ndërkombëtare, Shqipëria dhe Greqia janë në gjendje lufte edhe pse ky është një vendim i njëanshëm i kësaj të fundit.

Gjithashtu, në këtë realitet absurd, këta vende nuk duhet të kenë as seli dhe akreditim diplomatik reciprok e po ashtu duhet të ndalohen vizitat e liderëve grek në Shqipëri duke u konsideruar kërcënim serioz për sovranitetin e kësaj të fundit.

E pra, për të gjitha këto dhe për aspiratat e përbashkët për paqe, ky ligj lufte duhet të hiqet nga Greqia e në fakt duhet të ishte hequr menjëherë pas viteve ’90.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 19/07/2024 05:58

    Po parlamenti turk cne qe votoi ne te njejten dite rezolute per njohjen e Qipros turke nga Greqia? Duket sa shume na do Turqia ! Mendoj se shfrytezojne perkrahjen perendimore te Shqiperise per interesat e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?