Alban Daci: Pse ka dështuar kjo klasë politike?

Alban Daci: Pse ka dështuar kjo klasë politike?

Kuvendi (Foto nga arkivi)

Sepse, në 34 vite aktivitet politik nuk mbajti asnjë premtim dhe nuk realizojë asnjë transformim të vendit dhe të politikës!

- Kjo klasë politike dështojë në demokratizimin e vendit

- Kjo klasë politike dështojë në procesin e rotacionit të elitave politike

- Kjo klasë politike dështojë në demokratizimin e sistemit politik

- Kjo klasë politike dështojë në mundësinë për të pasur zgjedhje demokratike

- Kjo klasë politike dështojë në procesin e integrimit dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE duke u bërë shkaku kryesor i ndalimit dhe ngadalësimit të këtij procesi

- Kjo klasë politikë dështojë në ndarjen e ekuilibrin e pushteteve

- Kjo klasë politikë dështojë duke mos ofruar asnjëherë oferta serioze politike për qytetarët

- Kjo klasë politike dështojë në depolitizimin e institucioneve shtetërore dhe të administratës publike

- Kjo klasë politike dështojë në sistemin e shëndetësisë që vazhdon të jetë shumë mbrapa standardeve europiane

- Kjo klasë politike dështojë për të krijuar një sistem arsimor dhe elitar

- Kjo klasë politike dështojë në luftën ndaj varfërisë

- Kjo klasë politike dështojë për të qenë një mburojë e sovranitetit të qytetarëve

- Kjo klasë politike dështojë, sepse nuk mund të reformonte dhe të përsimonte vetveten

- Kjo klasë politike dështojë në rritjen e mirëqenies të qytetarëve

- Kjo klasë politike dështojë duke mos afruar një model normal, por është identifikuar gjithmonë me konfliktin dhe përplasjen si modelin e vetëm për të marrë ose mbajtur pushtetin

- Kjo klasë politike dështojë, sepse ka tradhtuar në mënyrë të vazhdueshme e konstante ëndrrat dhe aspiratat e shqiptarëve

- Kjo klasë politike dështojë, sepse me aktivitetin e saj përtej konceptit të legalitetit e ka goditur në mënyrë konstante demokracinë

- Kjo klasë politike dështojë, sepse kur e ka uzurpuar Shtetin e ka konsideruar si një pronë private dhe kur nuk e ka nën dominimin e kanë konsideruar si armikun kryesor për të realizuar planet e marrjes të pushtetit

- Kjo klasë politike dështojë për të krijuar një ekonomi të lirë të bazuar tek nisma e lirë

- Kjo klasë politike dështojë, sepse lirinë e ka konsideruar domin personal që mund të jepej e merrej vetëm në funksion të mbajtjes ose marrjes të pushtetit

- Kjo klasë politike ka dështuar, sepse pas një kohë të gjatë, konsumimit të ekzagjeruar, nuk ka më dëshirën për të qenë një alternativë ose model qeverisës, por problem kryesor është dominimi dhe imponimi i jetës politike përtej preferencave dhe nevojave të qytetarëve për diçka të re dhe ndryshe

- Kjo klasë politike ka dështuar për të krijuar institucione të shëndosha dhe demokratike

- Kjo klasë politike me dështimin e saj është në fundin e një cikli, por egoja për pushtet u ka mbyllur sytë e veshtë për të qenë të vetëdijshëm se nuk janë më të dobishëm në misionin e tyre

- Kjo klasë politike ka dështuar, sepse politikën e konsideron diçka personale e kur personalja po përfundon tenton ta kthejë në një çështje familjare me trashëgimi

- Kjo klasë politike ka dështuar në mbrojtjen e sovranitetit të vendit

- Kjo klasë politike është  e dështuar, sepse ka humbur lidhjen me qytetarin dhe me realitetin

- Kjo klasë politike tashmë jeton në një kështjellë pushteti larg qëllimeve dhe dëshirave të qytetarëve.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 24/10/2024 12:30

    Kjo klasë politike është e mbushur plot me agjentë të vendeve të huaja që përfaqësojnë interesat e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë