Alban Daci: Repi dhe repistët !

Alban Daci: Repi dhe repistët !

Noizy

Repi është zhanër muzikor që në thelb është një rebelim ndaj sistemeve sociale. Reperit e vertetet ishin të gjithë gangster, sepse vinin nga rruga. Një ndër më të mirët i këtij zhanri është Tupac. 

Tjerë si ai për shembull BiG, Snoop Dog e ndoshta i fundit i këtij brezi është 50 Cent i cili ka pranuar që i ka vendosur këtë emër vetes, pasi dozën e parë e kishte shitur për 50 Cent. 

Shpesh tekstet e tyre janë të e dhunshme e përmbajnë fjalë fyese, reklamë armësh dhe dëshmi luksi. Kjo e fundit ndodh, sepse vijnë nga realitet frustrimi social dhe në moment që ja dalin duan të dëshmojnë se janë tashmë të pasur e të rëndësishëm si të tjerët! Muzika e tyre nuk është gjë tjetër përveç se modeli i jetës së jetuar prej tyre. 
Të parët e kësaj rryme ishin më të vërtetë ashtu si paraqiteshin, të dhunshëm e gaster e shpesh kanë përfunduar keq e shembulli më real është Tupac. Shumica e tyre vinin nga geto dhe nuk kishin as mundësi shkollimi, të kequshqyer, të veshur keq, me prindër të divorcuar. Këngët dhe muzika e tyre ishin protestë e revoltë si padrejtësi e statusit të tyre social dhe ekonomik.

Më vonë në gjeneratën e dytë, kjo muzikë u kthye në funksion të tregut e shpesh ata që bëjnë sot  shtiren e bëjnë si gangster e tregojnë një version fals të jetës së tyre. Këtë muzikë e kam pëlqyer sidomos, atë të brezit të parë, sepse tekstet e tyre janë reale ashtu siç bënin jetën e përditshme. 
Përmes brezit të parë kryesisht të këngëtarëve me ngjyrë mund të kuptojmë e të studiojmë edhe shoqërinë amerikane e cila mbetet një shoqëri e dhunshme dhe me kontraste të mëdha. 

Repistêt shqiptarë nuk kanë asnjë lloj lidhje me repistët me ngjyrë të SHBA, përveç faktit se kopjojnë e luajnë të njëjtën muzikë. Ndoshta rasti i vetëm i ngjashëm me ata të SHBA është ajo e Noizyt, pak a shumë jeta e tij ashtu siç e dëshmon ai përmes teksteve të këngëve e klipeve të tij ngjanë shumë më ata të fillim viteve '90 në SHBA! Ndërsa repistë të tjerë shqiptarë  aktrojnë një model e stil jete që nuk e kanë bërë kurrë. Këta janë si ata aktor që luajnë rolin e një mafiozi dhe në jetën reale as si fëmijë as si të rritur s'kanë pasur asnjë eksperiencë dhune apo ilegaliteti.  

Noizy e repër të ngjashëm si ai nuk kanë vend për moralizma dhe as nuk janë modele jete për tu promovuar si suksese. Ai është thjeshtë repist e duhet të dëgjohet e të pranohet si i tillë! Të tjerët në Shqipëri janë thuajse  të gjithë që e perdorin repin për sukses ekonomik dhe për mundësi komerciale. Kam dëgjuar shumë statuset këto ditë për Noizy, në mbështetje ose në kritika.

Janë të gjitha gabim, sepse Noizy është thjeshtë repist dhe si tillë s'ka nevojë as për mbështetje as për moralizma. Muzika rep nuk kërkon asnjë lloj formimi shkollor për t'a bërë, por për t'a kuptuar e dëgjuar me gjakftohtësi pa e marr si model duhet formim i mirë arsimor dhe eksperiencë e pasur jetësore.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë