Alban Daci: Shpesh nuk jemi kundër Ramës, por për shkak të ideve që ai ka!

Alban Daci: Shpesh nuk jemi kundër Ramës, por për shkak të ideve që ai ka!

Edi Rama

Debati mbi idenë krijimit të shtetit të “Urdhrit Bektashi”, në fakt nuk është një debat ndaj Ramës për shkak të bindjeve politike, qëndrimeve politike, preferencave ideologjike e gjithashtu nuk është as ndaj bektashinjve!

Çdo ide që ka të bëj me sovranitetin, qoftë për ta mbrojtur atë ose edhe në rastet për ta cenuar atë, nuk është më çështje që lidhet me individë apo me grupime qofshin edhe fetare, por lidhet me pronën e përbashkët të Shtetit, ku çdo shqiptar, për shkak të identitetit dhe raportit juridik është pjesë e drejtpërdrejtë. 

Kjo ideja e fundit e shtetit të “Urdhrit Bektashi”, në fakt duhet të trajtohet nga njerëz të lirë, patriot dhe nuk duhet të kthehet një debat me disa llogore, ku më të rëndësishmet që bien në sy për fat të keq janë ata që nëpër studio televizive duke u identifikuar me besimin bektashinj duan ta mbrojnë duke aluduar se kontributi i këtij komuniteti është pozitiv në shoqëri për shkak se ka forma organizimi dhe funksionim liberal  e ndërsa një llogore tjetër që duket e sforcuar është ajo e atyre që tashmë kanë vendosur t’i nënshtrohen dhe ti servilosen liderit “Rama” e me këtë optikë që çdo ide apo vendim që merr ky i fundit, në të drejtë apo jo, deri në limitet e absurditetit duhet të mbështetet!

Llogorja e dytë, në fakt është siç ka dëshmuar që nga ardhja në pushtet e Ramës funksionon kështu: Në cilësinë e liderit ai hedh ide, qoftë edhe të papranueshme ose të parealizueshme e anëtarët e llogores impenjohen menjëherë për të krijuar një atmosferë të opinionit publik me qëllimin për ta bindur atë se është brilante, se ka precedentë aplikimi, realizimi! Përbërësit e kësaj llogore gjithçka që thotë Rama duan ta shesin në publik si idenë më të mirë, më të mrekullueshme! Kjo llogore funksionon me idenë se lideri i tyre është perfekt, nuk gabon asnjëherë dhe në çdo gjë të thotë dhe bën qëllimin final ka të mirën e të gjithë shqiptarëve!

Objektivi kësaj llogoroje është me sulmuar këdo që nuk mendon si lideri i tyre, ose që e kundërshton atë edhe me argumente të verifikueshme dhe empirike. Pra, kushdo që kundërshton idetë e Ramës sipas kësaj llogoroje trajtohet si tradhtarë dhe si një person me inteligjencë relative dhe thuajse të pamjaftueshme si ndaj anëtarëve të llogores ashtu edhe në krahasim me staturën individuale të liderit të tyre.

Kjo llogore e ka vështirë të pranojë, ose shpesh është e detyruar që përmes propagandës dhe demagogjisë të pranojë se vendi ynë ka edhe persona të lirë, që mendojnë si të lirë, që shpesh e bëjnë me logjiken e tyre racionale për të mbrojtur interesin kombëtar tek i cili bëjnë pjesë dhe identifikohen. Kombi nuk është pronë politike dhe e politikës dhe në atë raste kur trajtohet si i tillë transformohet nga patriotizëm në nacionalizëm.

Në thelb, duke mos përjashtuar edhe të angazhuar politikisht kundër Ramës, debate për idenë e themelimit të shtetit të “Urdhrit Bektashi” nuk është kundër Ramës, për faktin se ky i fundit është Kryeministër, ose për faktin se ky është kryetar i Partisë Socialiste, por për faktin se tashmë ky i fundit me protagonizmin e tij të tepruar, thuajse ka monopolizuar tregun e ideve edhe përtej kompetencave që i takojnë politikisht dhe me Kushtetutë duke marr autorësinë për çdo debat publik.

Çdo shqiptar, kam përshtypjen se pavarësisht hapësirës dhe kohës kur do të hidhej kjo ide dhe pavarësisht faktit se kush do të ishte Kryeministër pa e lidhur me një emër të veçantë do të kishte të njëjtin qëndrim konstant duke e kundërshtuar atë. Pra, nuk e shoh problemin tek ne që jemi kundër kësaj ideje duke pretenduar se po sillemi me një optik normale patriotike për Atdheun tonë të përbashkët, por është Rama që më sjelljen e tij, të tepruar shpesh ka monopolizuar tregun e ideve duke marr ai personalisht autorësinë. 

Rama, me gjithë aftësitë që mund t’i ketë, që ndoshta ne nuk i perceptojmë si duhet, fakti se ai është një individ dhe ne jemi disa ose shumë, nuk dëshmon faktin se ne jemi gabim apo nuk konfirmon as faktin e superioritetit të tij ndaj nesh. Ideja se kushdo që nuk mendon si Rama është i paditur e ndonjëherë trajtohet edhe më keq si i “lig”, jo vetëm nuk është i drejtë ky qëndrim, por as nuk e ndihmon atë për të na mbushur mendjen.

Madje, në realitet e vë në një pozitë më të vështirë pozitën e tij edhe si lider, sepse në fund nëse ai nuk na bind me urtësi me propozimet e tij, aq më të vështira bëhen që ato të realizohen edhe në ato raste kur me të vërtetë mund të jenë gjeniale dhe të dobishme.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj