Alban Nimani: “E bardha”,
nxjerr në pah njollat e errëta

Alban Nimani: “E bardha”,<br />nxjerr në pah njollat e errëta
Artisti nga Kosova që eksperimenton në mediat e reja dhe muzikën elektronike duke krijuar një lidhje mes shumë zhanreve të muzikës dhe artit do të vij sot në Galerinë Kombëtare të Arteve me një perfomancë të artit modern. Në një intervistë për “Shqiptarja.Com”, Nimani rrëfen rrugëtimin e tij të gjatë në artin modern, arsyen se pse zgjodhi tempullin e artit në Tiranë për të sjellë këtë lloj eksperimentimi, si dhe projektet e tij në vazhdim. Pas prezantimeve në festivale të famshme të artit modern në Cape Toën, Mexico City, Romë, Bari dhe Lubjanë, shfaqja do t’i prezantohet publikut po aq përzgjedhës dhe të kultivuar shqiptar.
Sipas Nimanit, “E bardhë” është konceptuar si një eksplorim i mëtejshëm mbi materien e tingullit përmes mediave dhe teknologjisë së informacionit. Një perspektivë multi-dimensionale e hapësirës që krijon një lidhje harmonike arkitektonike mes muzikës, poezisë, dizajnit, instalacioneve, videos dhe kërcimit bashkëkohor. Veç artit figurativ, Alban Nimani ka qenë edhe bashkëthemelues i grupit “Asgjë sikur Dielli”, i cili rrëfen se mund të kenë një ribashkim sërish.
 
 “E bardhë” si koncept është shumë i gjerë, pse keni zgjedhur pikërisht këtë fjalë goditëse?


Kam pasur mundësi që këtë perfomancë ta titulloj në shumë epitete, por çështja e ngjyrës së bardhë, duket se është fjalë më e pakët në jetë që ne hasim. E bardha sipas meje nxjerr në pah njollat e errat që na rrëthojnë vazhdimisht dhe për këtë arsye kjo perfomancë vjen si ndjenjë e bardhë prej shpirtit si diçka e sinqertë.
 
Prej kohësh keni zgjedhur të vini para publikut me perfomanca atraktive. Si qëndron raporti juaj mes muzikës dhe pikturës?

Kjo përformancë në botëkuptimin e artistit është destinuar të jetë një aleancë mes artistëve të arteve figurative, muzikantëve, balerinëve eksperimentalë dhe artistëve të fushave të reja. Shfaqja e cila do të luhet live përgjatë dyzet minutave, është produkt i frymëzimit të Alban Nimanit nga bashkëjetesa e ngushtë me artin në të gjitha dimensionet e tij. Lidhja e ngushtë me artet figurative, muzikën, elektronikën dhe bashkëpunimi me të tjerë artistë mbështetës të mediave të reja, profesionalë dhe të talentuar premtojnë një shfaqje të pazakontë dhe frymëzuese.
 
 Pas turit që keni bërë në mbarë europën, pse zgjodhët Galerinë Kombëtare të Arteve si destinacion i kësaj perfomance?

Në fakt, veç muzikës dhe perfomancave që ne kemi prezantuar në disa festivale të artit modern që janë realizuar në Cape Town, Mexico City, Romë, Bari dhe Lubjanë, etj, ne kemi bërë një lloj lobimi në emër të Kosovës për të njohur Kosovën si shtet. Ndërsa, përsa i përket Tiranës, ne zgjodhëm Galerinë Kombëtare të Arteve pasi është tempulli i artit shqiptar, ku ideja e perfomancës sonë merr jetë.
 
Grupi juaj “Asgjë sikur Dielli” tashmë vazhdon të jetë i ndarë, keni menduar për një ribashkim?

E kemi diskutuar me djemtë, por akoma nuk ka ardhur momenti i përshtatshëm që ne të rikthehemi sërish në skenë. Është një ide, por për momentin unë i jam përkushtuar totalisht artit multi-dimensionale.
 
Cilat janë projektet që do t’iu ndjekin në vazhdim të këtij viti?

Pas perfomancës “E bardhë”, do punojmë që këtë eksplorim mbi materien e tingullit përmes mediave dhe teknologjisë së informacionit ta hedhim në DVD. Kjo lloj performance multi-dimensionale, e cila krijon një lidhje harmonike arkitektonike mes muzikës, poezisë, dizajnit, instalacioneve, videos dhe kërcimit bashkëkohor duhet të jetë pjesë e kulturës së artit shqiptar.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren