Albana Osmani vizitë në Shtëpinë
e Fëmijës, preket nga vogëlushët

Albana Osmani vizitë në Shtëpinë<br />e Fëmijës, preket nga vogëlushët
Albana Osmani ishte një nga personazhet e zgjedhur për nismën humanitare MengMe, që vjen në ndihmë të fëmijëve në nevojë.

Kukullat e 'frymëzuara' nga pamja e moderatores janë tashmë në shitje online. Bukuroshja e ekranit ka bërë paraprakisht një vizitë në Shtëpinë e Fëmijës në Tiranë, e shoqëruar nga modelja e njëkohësisht mikeshë e saj, Emine Cunmulaj dhe kanë kaluar pak kohë me fëmijët.

Në një postim në Instagramin e saj, Osmani dukej shumë e prekur nga kontakti me një vajzë të vogël në veçanti, që i kishte shprehur ëndrrën e saj për t'u bërë balerinë.

Biseda kaq e pafajshme dhe e dhimbshme me vogëlushen, e bindi moderatoren dhe e nxiti t'i përkushtohet edhe më shumë këtij projekti, për t'i ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi