Albana Vokshi, e cila ka qenë kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për sterilizimin dhe Check Up, është paditur për shpifje nga koncesionari i Check Up. Vokshi nuk u paraqit në seancën e parë gjyqësore, ku palëve u jepet mundësia ta zgjidhin çështjen me pajtim.
Deputetja e PD-së u padit në cilësinë e kryetares së komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi nga shoqëria “3P Life Logistic” e Vilma Nushit, pas akuzave se kompanitë e saj kishin fituar qindra miliona euro përfshirë atë të Check Up, që po hetohet nga SPAK.
Megjithatë, koncesionari pohon se, për një periudhë 10-vjeçare, vlera e projektit ka qenë 63 milionë euro në total, dhe jo 130 milionë euro, siç ka akuzuar Vokshi. Seanca e radhës është caktuar për datën 11 në orën 10:00.

Komente


Albana Vokshi gruaja me fytyr Burri tē shēmtuar thithlopa kryehajdutja sēbashku me Suden Balonēn Tabake jan mashtruse e gēnjeshtare ordinere.
Përgjigju