Albano Carrisi dekorohet me
titullin “Urdhëri i Skënderbeut”

Albano Carrisi dekorohet me <br />titullin “Urdhëri i Skënderbeut”
Këngëtari i famshëm italian me emër shqiptar Albano Carrisi është dekoruar me medaljen e arit që mban titullin “Urdhëri i Skënderbeut”, ditën e djeshme në Romë.

I njohur dhe mjaft popullor jo vetëm në Shqipëri por dhe në botë në intervistën e dhënë për “Ansa-n” ai ka shpjeguar origjinën e emrit duke thënë se ja ka vënë babai tij.

Ky i fundit ka luftuar në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.



“Është një lidhje mjaft e veçantë ajo që kam unë me Shqipërinë”, ka shprehur këngëtari Carrisi duke cituar fjalët e babait të tij, Carmelo Carrisi.

Më tej ai ka kujtuar ato që i ka thënë i ati për Shqipërinë dhe mirkëpritjen e shqiptarëve duke cituar:-“Të kemi quajtur Albano, pasi unë kam luftuar në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, por nuk kam vrarë asnjë njeri”.



 Është hera e parë që ky urdhër i njohur nga Presidenti i republikës i jepet një artisti është thënë në konferencën e mbajtur nga Ambasadori i Shqipërisë në Itali, Neritan Ceka.

Padyshim që ky urdhër vjen në nder të kontributit që këngëtari ka dhënë në ndezjen e një qiriu shprese gjatë kohës së diktaturës në Shqipëri, duke interpretuar këngën “Liberta” në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, gjithashtu dhe në stadiumin Qemal Stafa në vitin 1989.

(b.t/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)

Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)