Për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti zgjedhjet e reja janë e vetmja zgjidhje. I bindur se ka mbështetjen e shumicës së popullit, Kurti thotë se do të fitojë.
"Kosova sot ka nevojë për zgjedhje të reja. Zgjedhjet janë zgjidhja, më parë sesa ndryshimet brenda situatës aktuale në institucionet e Kosovës. Ne duhet të presim këto ditë në vijim se çfarë do të ndodhë. LVV synon që mbështetjen që ka që është mbi 50% të kurorëzojë në ato zgjedhje. Këto zgjedhje duhen sa më parë në mënyrë që ata që humbën zgjedhjet mos vazhdojnë me keqpërdorim të institucioneve", tha Kurti.
Për politikanët që ai i quan të 'stërvejtëruar' thotë se disa duhet të shkojnë në burg për korrupsion dhe disa të tjerë duhet të dalin në pension.
"Ka një përpjekje që të ndërtohet një makinë kohore që na kthehen në të kaluar, ky klubi i stërvjetëruar i politikave të korruptuar nuk duan ta kuptojnë qytetarin. Ata janë bërë bashkë sepse ndodhen në perëndimin e karrierave të tyre politike. Disa prej tyre për shkak të krimit dhe korrupsionit e kanë vendin në burg ndërsa disa të tjerë duhet të pensionohen ashtu siç ja dha vendimin populli i Kosovës", u shpreh Albin Kurti.
Lajmi kryesor:
Kurti në '5 pyetje nga Babaramo': Duhen zgjedhje të reja, vendimi i Kushtetueses, i papranueshëm! As taksë, as karantinë për të hyrë në Kosovë
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.2%
-
Keq
62.9%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 715
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoni për tu faktorizuar Albini
25 Prill, 21:03
-
Rritet presioni ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit
25 Prill, 15:58
-
A ka ndryshuar qëndrimi i Francës karshi Kosovës ndër vite?
25 Prill, 13:55
-
Kosovë/ Përplasi për vdekje me makinë 44-vjeçarin, i riu nga Elbasani dyshohet se e bëri për hakmarrje! Arrestohet për vrasje
25 Prill, 13:19
-
Heqja e dinarit serb, nis në Bruksel takimi trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë
25 Prill, 12:43
-
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i kërkon Kosovës “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit
24 Prill, 20:50
-
‘Veçantizmi’, gropa në të cilën po zhytet Serbia
24 Prill, 09:56
-
Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës
23 Prill, 22:58
-
Presidentja Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta
23 Prill, 18:59
-
Investigimi: A u vra gazetarja e BBC nga “Legija” famëkeq serb?
23 Prill, 18:35
-
Kosovë/ U akuzua për ngacmim seksual, profesori pezullohet nga detyra
23 Prill, 14:48
-
PE-ja miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë
23 Prill, 14:36