Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, dhe konsulli i përgjithshëm i Kosovës në New York, Blerim Reka, takoi mbrëmë shoqata dhe organizata shqiptare që veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë bashkëbisedimit me mërgatën, kryeministri Kurti i njoftoi nga afër për të arriturat dhe sukseset e Kosovës, duke theksuar rritjen ekonomike, demokratike e shoqërore. Ai shtoi se vendi ynë me një qeverisje progresiste, ka ngritur platforma që kanë siguruar më shumë vende të reja pune, edhe përmes iniciativave të qeverisë si platforma Superpuna.
Kurti përmendi edhe mbështetjen për gratë dhe vajzat, për punësimin dhe rritjen e bizneseve të tyre, duke shtuar rëndësinë e fuqizimit të grave brenda shoqërisë.
Sipas një komunikate, Kurti theksoi gjithashtu dhe sundimin e ligjit e luftimin e krimit dhe korrupsionit, ku shtoi se bazuar edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare, dëshmohet se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik e demokratik të shtetit.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për kontributin dhe rolin e mërgatës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri ritheksoi vullnetin dhe gatishmërinë për të punuar krah për krah mërgatës, për progresin dhe zhvillimin tutje të Kosovës./Kosovapress
S.B/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
64.5%
-
Të gabuar
31.8%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 6269
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I akuzuari për tentim vrasjeje të Trumpit deklarohet i pafajshëm
30 Shtator, 21:32
-
Uragani ‘Helene’ në SHBA/ Rritet bilanci i viktimave, 90 të vdekur, miliona shtëpi pa energji elektrike
30 Shtator, 14:13
-
Fjalimi i Ramës në OKB, ministrja e jashtme e Kosovës: Nuk tha asnjë fjalë për rrezikun që paraqet Serbia për Kosovën
30 Shtator, 13:04
-
Hasani në Washington, merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS
30 Shtator, 10:20
-
SHBA rrit gatishmërinë e trupave nga shqetësimi për zgjerim të konfliktit në Lindjen e Mesme
30 Shtator, 07:30
-
CDC: Vetëvrasjet në SHBA mbeten në nivelin më të lartë në histori
29 Shtator, 21:52
-
Oxfam: Klasa e super të pasurve minon bashkëpunimin për të trajtuar varfërinë, ndryshimet klimatike
29 Shtator, 18:59
-
VIDEO/ Lionel Messi i përgjigjet Ronaldos, shënon golin e 841 në karrierë
29 Shtator, 18:44
-
Donald Trump përshkallëzon retorikën kundër emigrantëve dhe sulmon Kamala Harris: E paaftë
29 Shtator, 16:01
-
Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike (FOTO)
29 Shtator, 15:14
-
Sulmet ajrore amerikane në Siri, vriten 37 militantë të lidhur me grupe ekstremiste
29 Shtator, 14:16
-
FOTO/ Alex Soros publikon foto me kryeministrin dhe bashkëshorten Linda Rama: E mrekullueshme që takohemi sërish
29 Shtator, 12:41