Albin Kurti shfuqizon vendimin e Haradinajt për rritjen e pagave, ish kryeministri: Narrativë mashtruese!

Albin Kurti shfuqizon vendimin e Haradinajt për rritjen e pagave, ish kryeministri: Narrativë mashtruese!

Këtë të mërkurë do Albin Kurti do të mbledhë qeverinë e re, ku mes të tjerash pritet të marrë edhe vendimin e parë të rëndësishëm mbi premtimet elektorale, për politika sa më sociale. Në këtë mbledhje Kurti pritet të shfyqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete dhe të anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe vartësve.

Me këtë vendim  që pritet të marr shefi i ri i Qeverisë do t’i ulë pagën vetes, ministrave, zëvendësministrave dhe shumë zyrtarëve të tjerë të lartë. Vendimin  e rritjes së pagave të qevrisë e ndërmori, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, në fund të vitit 2017, vendosi që t’ia bëjë vetes pagën mujore nga 1.500 euro, në një pagë bruto 2.950 euro në muaj.

Ndërkohë ende nuk dihet sesa do të jetë ulja e pagave për zyrtarët e lartë. Kurti me të marrë detyrën në konferencën e parë për media bëri të ditur se do t’i shqyrtojë të gjitha vendimet e ish-qeverisë pas datës 19 korrik të vitit 2019, ditën kur ish-kryeministri Ramush Haradinaj, dha dorëheqje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:33
Haradinaj reagon pasi Kurti shfuqizoi vendimin e tij për pagat: Mashtrim që nuk sjell asgjë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur vendimin e sotëm të qeverisë Kurti për pagat, narrativë mashtruese që sic thotë ai Vetëvendosje e ka sjellë në ekzekutiv nga rruga.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se vendimi për pagat është politik dhe i pakuptimtë, pasi që për të ende nuk ka vendosur Gjykata Kushtetuese.

“Ulja e pagave të Kabinetit të sotëm është veprim politik tërësisht i pakuptimtë kur dihet tanimë që brenda pak ditëve pritet aktgjykimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese rreth Ligjit që rregullon jo vetëm pagat e këtij kabineti, por për edhe atyre të ardhshmeve, dhe se pagat edhe për këtë muaj do u dalin të gjithëve ashtu siç ishin. Mashtrimi ordiner me këtë veprim të sotëm, bëhet për tituj portalesh që të fitojnë ca poena të shpejtë politik, në kurriz të parimit themelor kushtetues të vendit”, ka shkruar ai.

Haradinaj thotë se me vetëm një javë qeverisje, është vendosur një standard i rrezikshëm dhe jodemokratik i mosrespektimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Kështu, brenda vetëm një javë qeverisëse, u vendos një standard i ri i rrezikshëm dhe jodemokratik i mosrespektimit të Gjykatës Kushtetuese si autoritet përfundimtar i përcaktimit të përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën.

Qeveria normale do pezullonte të gjitha veprimet (përfshi edhe ato politike) rreth temës, dhe do priste me respekt deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese”, tha ish-kryeministri.

Ora 10:46
Qeveria e kosovës shfuqizon vendimin e Haradinajt për rritjen e pagave 100% për kabinetin e kryeministrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shfuqizuar vendimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen 100 për qind të pagave për kabinetin e kryeministrit.

Por, me këtë vendim nuk preken pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Gjithashtu është marrë vendim që zyrtarët që e kanë përfunduar mandatin të mos vazhdojnë të marrin përfitime.

Qeveria në mbledhjen e sotme mori vendim edhe për anulimin e një sërë vendimesh të marra nga ish kryeministri Ramush Haradinaj, përfshirë këtu edhe koordinatorët e emëruar më herët.

Në vendimin e 20 dhjetorit të viti 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Kështu kryeministrit Haradinaj iu bë paga nga 1500 euro në 2950 euro.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Me flamur në dorë, Tedi Blushi i PL-së tenton të kalojë mbi policinë për t’u futur në bashki

Me flamur në dorë, Tedi Blushi i PL-së tenton të kalojë mbi policinë për t’u futur në bashki