Albpetrol shkurton mbi 100 punonjës, PD: S'mjafton COVID-i, me urdhër nga lart, po ruhet kocka e partisë

Albpetrol shkurton mbi 100 punonjës, PD: S'mjafton COVID-i, me urdhër nga lart, po ruhet kocka e partisë

Albpetrol ka shkurtuar mbi 100 punonjës nw Patos. Dokumenti i firmosur nga administratorja Erjola Muka mban datën 7 prill 2020. Në dokument thuhet se punëtorët preken nga ristrukturimi organizativ, pa dhënë detaje të tjera. Ndërkohë që ish-deputeti demokrat Luan Baçi shkruan se qytetarëve të Fierit, Patosit, Mallakastrës dhe Roskovecit nuk u mjafton situata e shkaktuar nga COVID, por tashmë duhet të përballen edhe me  pushimin nga puna. Baçi thotë se punëtorëve nuk u është dhënë asnjë shpjegim për largimin nga puna. "Kriteret dihen tashmë: Duhet ruajtur kocka e partisë' thotë më tej ai.

"Situatave shume te veshtira, te krijuara nga, pandemia COVID-19 ne Fier, Patos, Mallakaster dhe Rroskovec, qeveria e KM Rama, po u vjen ne "ndihme", duke pushuar nga puna, qindra punonjes te tjere. Shume te alarmuar dhe te shqetesuar, qindra punonjes te Alpetrol, nga njoftimi qe u eshte bere, per largim nga puna, kerkojne ndihme, kerkojne spjegime, por askush nuk ju pergjigjet. Drejtoresha e Alpetrol nje zonje me Emrin Erjola Muka, e ardhur me porosi nga larte si gjithmon, pra nga naltegjatesia e tij, po e "reformon" kete kompani ,ne detaje pa pyetur askend, madje sipas gojeve te liga, as vete te vetequajturin te plot pushtetshem Z Subashi. Gjithmone, duke drejtuar me korespodence, nga Tirana dhe duke vene ne levizje sejmenet servile dhe te gjitheperdorshem drejtues te dores se dyte, ne kete kompani.

Kriteret dihen tashme: Duhet ruajtur kocka e partise, (rilindja),pasi numri i punonjesve, qe do mbetet eshte i vogel, pasi Alpetrolin po pergatiten ta gllaberojne, perfundimisht para se te largohen gje qe tashme e kane te sigurte. Po mundohen ta kalojne pa zhurme dhe pa buje, duke i joshur me premtime dhe mbajtur me shpresa, jo me kote zgjodhen kete kohe, ku qytetaret jane ne veteizolim, pasi e dine qe pavaresisht se pothuaj te gjithe sa kane mbajtur ne pune, ne nje forme apo ne nje tjeter u kane marre voten, ata perseri do te reagonin dhe kundershtonin keto vendime absurde dhe aq me teper ne nje kohe, shume te veshtire. Problemi eshte se edhe gjate kesaj periudhe, qe po bejne gjasme reforme, riorganizim, bashkim dhe shkrirje ndermarrjesh, kane vazhduar te marrin ne pune te tjere, punonjes, natyrisht, qe plotesojne "kriteret" e reja te vazhdimesise. Gojet e liga thone se kete here, Subashi i bashkise ka kerkuar ndihme "larte" dhe mund te ndodhe qe nje pjese e punonjesve, qe kane fatin e njohjes me Subashin edhe mund te rikthehen" shkruan Baçi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 09/04/2020 20:39

    Ne kohe pandemie, PD dhe opozita duhet te fitoj pike duku unifikuar forcat per te ndihmuar dhe jo ne kete forme qe po ben politik.

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 09/04/2020 18:29

    Si nuk pushuan njeher se lehuri keta PD gjoja u dhimset populli. Vetem panik kerkojn. Ujku rremuje do te shpetoj lekuren.qelbesira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK