ALBtelecom ofron 50% më shumë internet për të gjithë aktivizimet e paketave të reja nga konsumatorët celular

ALBtelecom ofron 50% më shumë internet për të gjithë aktivizimet e paketave të reja nga konsumatorët celular

Në shenjë solidariteti me situatën e jashtëzakonshme të virusit Covid 19, ALBtelecom ofron 50% më shumë internet për çdo paketë mujore qe do të aktivizohet, duke rritur kështu konsumin e internetit, përshtatur me profilin e secilit klient.

Në një kohë kur mënyra e jetesës dhe e punës sonë ka ndryshuar rrënjësisht për shkak të shpërthimit të virusit Covid 19, industria e telekomunikacionit po merr një rëndësi jetike. Në një situatë ku gjithnjë e më shumë punonjësit po punojnë nga shtëpia, komunikimi dhe interneti mbetet një shërbim kryesor për të lehtësuar jetën e njerëzve dhe për të siguruar mbarëvajtjen e ekonomisë.

“Ndiejmë më shumë se kurrë përgjegjësi dhe solidaritet, për të siguruar që qytetarët të jenë të lidhur me familjet dhe miqtë e tyre, bizneset të mund të vijojnë punën në distancë, si dhe të gjithë strukturat shtetërore apo private që mbështeten në shërbimet tona të mund të vijojnë punën pa asnjë shqetësim” – tha  Z. Tahsin Yilmaz, Drejtor i Përgjithshëm i ALBtelecom, në një deklaratë për median.

ALBtelecom shpreh përgjegjësinë dhe solidaritetin në këtë situatë të jashtëzakonshme duke ofruar 50% më shumë internet për të gjithë konsumatorët që aktivizojnë një paketë te re mujore.

Më konkretisht, ALBtelecom do të ofrojë volum shtesë të internetit për klientët e rinj me parapagesë dhe për ata me kontratë. ALBtelecom do të shtojë 50% më shumë internet për çdo përdorues mesatar shqiptar për aktivizimet e paketave të reja, përshtatur me profilin e secilit klient.

Gjithashtu, për të përmbushur rritjen e kërkesës për internet në shtëpi, ALBtelecom ka lançuar një ofertë të re për internetin në shtëpi, ku konsumatorët mund të kërkojnë lidhjen e internetit përmes Shërbimit me Klientin ne numrin 123 ose online, pa shkuar pranë pikave të shitjes. Si dhe për më shumë muaji i parë është falas.

Së fundi, për të mbështetur nismën e të mësuarit në distancë, ALBtelecom ka përfshirë kanalin RTSH Shkolla në të gjithë paketat e saj televizive.

Në kushtet kur kërkesa për internet është rritur ndjeshëm gjatë javëve të fundit për shkak të gjendjes së krijuar, ALBtelecom mbetet i angazhuar maksimalisht përmes skuadrave të dedikuara, rritjes së kapaciteteve dhe marrjen e të gjithë masave, për të siguruar që kjo rritje e kërkesës sidomos për internetin, të mos cënojë cilësinë e rrjeteve tona dhe shërbimet për klientët tanë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alton: 20/03/2020 22:34

    Ilace koronavirusi i bofshi leket tona o plera te pangopur

    Përgjigju
  • Edhe Juve kriminela jeni: 20/03/2020 15:55

    E xhvatet kete Popull fukara.. R.P.S..e ku i keni..I befshit Ilace Leket qe Ju vjidhni Popullit..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy