Aleanca e Grave Deputete, lobim në
trevat shqiptare për të drejtat e grave

Aleanca e Grave Deputete, lobim në<br />trevat shqiptare për të drejtat e grave
Aleanca e Grave Deputete në Parlamentin e Shqipërisë nisi një tur takimesh në rajon, për të lobuar për të drejtat e grave, të cilat jetojnë në trevat shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë. Delegacioni i AGD, së kryesuar nga kryetarja Mesila Doda, nën kryetarja Mimoza Hafizi,  Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Çështjet Sociale Albana Vokshi, si dhe depuetete të tjera, takimin e parë e zhvilloi në Tetovë me Kryetaren e Komunës, Teuta Arifi. Në këtë takim, delegacioni shqiptar u njoh me statusin e grave dhe vajzave shqiptare ne Maqedoni. 

aleanca

Arifi vlerësoi nismën e Aleancës së Grave Deputete në Parlamentin e Shqipërisë për të bashkëvepruar për rritjen e përfaqësimin të grave në jetën politike dhe publike."Jemi në një kohë që logjika e kufijve nuk duhet të shërbejë për ndarjen e shqiptarëve. Prania e deputeteve nga Shqipëria është një shtysë për të forcuar statusin e gruas në të gjithë hapësirën mbarëshqiptare", deklaroi Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në një prononcim të përbashkët për shtyp me Kryetaren e AGD-së, Mesila Doda. 

aleanca

Nga ana e saj, Doda rikonfirmoi angazhimin e Aleancës së Grave Deputete të Shqipërisë për të rritur lobimin për të drejtat e grave dhe vajzave shqiptare, të cilat janë të nënpërfaqësuara në parlamentet dhe qeveritë e hapësirës mbarëshqiptare." Me kushtetutë, Parlamenti dhe Qeveria e Shqipërisë e ka për detyrë të interesohet për mirëqenien e shqiptareve kudo ku jetojnë. Gruaja dhe kombi janë si dy fletët e Shqiponjës që ne kemi në flamur dhe që duhet të rriten së bashku. “Seancën e ardhshme plenare të 8 marsit me deputetet shqiptare mund ta zhvillojmë në Tetovë”, deklaroi gjatë fjalës së saj, kryetarja e AGD, Mesila Doda. Ndërsa Hafizi, u shpreh se: Ne gratë dimë të bashkohemi përmbi nadsitë poltike për punët e kombit. Ne si deputete angazhohemi ti gjejmë zgjidhje disa cështjeve, që lidhen me arsimin. Tekset shkollore dhe kuotat e arsimit”.

Më pas deputetet e Shqipërisë vijuan vizitën e tyre në komunën e Kumanovës, ku vizituan “Lagjen e Trimave”, ku vetëm pak muaj më parë, ndodhi përplasja e rënëdë me armë, për të dhënë meseazhin dhe njëkohësisht solidarizimin me këta banorë. “Është një lajm shumë i mirë që jemi në ditën e parë, në momentin sapo ka hyrë zonja në shtëpi. I uroj me gjithë zemër të rrijë gëzuar në shtëpinë e re. Kjo është një vizitë e thjeshtë e grave deputete të Parlamentit Shqiptar, me qëllim të tregojmë mbështetjen tonë ndaj qytetarëve, banorëve të kësaj zone, të cilët kanë pasur problematika të mëdha, lidhur me strehimin, me sulimin që u është bërë”-  tha Doda.

Pas kësaj, deputetet shqiptare, udhëtuan  në Luginën e Preshevës zhvilluan një takim me Kryetarin e Komunës së Preshevës. Z.  Ragmi Mustafa, ku biseduan lidhur me problematikat që hasin shqiptarët e Luginës. Vizita e Aleancës së Grave Deputete vijoi më pas në Bujanovc si edhe në Prishtinë ku u takuan me deputetë të Kuvendit të Kosovës.

aleanca

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu