Aleanca e Grave Deputete, tur takimesh në rajon për të lobuar për të drejtat e grave
TIRANE, 15 Nentor/ATSH/- Albanian Policy Center në bashkëpunim me Aleancën e Grave Deputete në Parlamentin e Shqipërisë nisi një tur takimesh në rajon, për të lobuar për të drejtat e grave, të cilat jetojnë në trevat shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë. Delegacioni i AGD, i kryesuar nga kryetarja Mesila Doda, nën kryetarja Mimoza Hafizi si dhe […]
/ATSH/- Albanian Policy Center në bashkëpunim me Aleancën e Grave Deputete në Parlamentin e Shqipërisë nisi një tur takimesh në rajon, për të lobuar për të drejtat e grave, të cilat jetojnë në trevat shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë.
Delegacioni i AGD, i kryesuar nga kryetarja Mesila Doda, nën kryetarja Mimoza Hafizi si dhe Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Çështjet Sociale Albana Vokshi takimin e parë e zhvilloi në Tetovë me Kryetaren e Komunës, Teuta Arifi.
Në këtë takim, delegacioni shqiptar u njoh me statusin e grave dhe vajzave shqiptare ne Maqedoni.
Arifi vlerësoi nismën e Aleancës së Grave Deputete në Parlamentin e Shqipërisë për të bashkëvepruar për rritjen e përfaqësimin të grave në jetën politike dhe publike.
"Jemi në një kohë që logjika e kufijve nuk duhet të shërbejë për ndarjen e shqiptarëve. Prania e deputeteve nga Shqipëria është një shtysë për të forcuar statusin e gruas në të gjithë hapësirën mbarëshqiptare", deklaroi Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në një prononcim të përbashkët për shtyp me Kryetaren e AGD-së, Mesila Doda.
Nga ana e saj, Doda rikonfirmoi angazhimin e Aleancës së Grave Deputete të Shqipërisë për të rritur lobimin për të drejtat e grave dhe vajzave shqiptare, të cilat janë të nënpërfaqësuara në parlamentet dhe qeveritë e hapësirës mbarëshqiptare.
" Me kushtetutë, Parlamenti dhe Qeveria e Shqipërisë e ka për detyrë të interesohet për mirëqenien e shqiptareve kudo ku jetojnë. Gruaja dhe kombi janë si dy fletët e Shqiponjës që ne kemi në flamur dhe që duhet të rriten së bashku. "Seancën e ardhshme plenare të 8 marsit me deputetet shqiptare mund ta zhvillojmë në Tetovë", deklaroi gjatë fjalës së saj, kryetarja e AGD, Mesila Doda.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.9%
-
I keq
22.3%
-
As i mirë as i keq
32.8%
Vota total: 1640
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serbia intensifikon lobimin e saj në Perëndim
28 Korrik 2023, 16:56
-
Skandali i lobimit të Katarit në PE, zv. Presidentja jep dëshminë: I kërkova tim ati të merrte paratë nga shtëpia ime, nuk ishin të mijat
16 Dhjetor 2022, 21:26
-
Deputetët francezë kërkojnë komision hetimor për financimet ruse në politikë, akuzojnë partinë e Le Pen
24 Shtator 2022, 17:23
-
Dosja e SPAK, Petrit Vasili firmosi kontratat e lobimit të Metës me para të dyshimta, nuk u deklaruan në KQZ dhe ILDKP! Rrezikon të merret i pandehur
11 Korrik 2022, 16:26
-
Ato ditë kur presidenti ngjizte lobing me 700 mijë dollarë
22 Qershor 2022, 09:58
-
Gazetarja Xharra: Politikanët kanë paguar për lobimin e tkurrjes së Kosovës
8 Qershor 2020, 23:00