Që në zyrtarizimin e përfshirjes së saj në Bordin e Paqes, nismën e presidentit amerikan Donald Trump Shqipëria u angazhua për dërgimin e trupave në Gaza. Por ndërsa Kosova, ka çuar atje njësitë e para, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi thotë se deri më tani një ekip po vlerëson zonën e veprimit. Lufta në lindjen e mesme ka ndikuar paralelisht dhe në nisjen e prodhimit të dronëve me një kompani izraelite.
Shqipëria është ende në fazën përgatitore për dërgimin e trupave të saj në NATO. Për momentin, siç deklaroi ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi “Kemi dërguar një skuadër për të parë nga afër vendndodhjen dhe situatën në terren.”
Paralelisht shtabi i Përgjithshëm po merret me përgatitjen e e dokumentacionit.
Përmes ndërmarrjes me kapital shtetëror Kayo, Shqipëria është tashmë në partneritet me disa sipërmarrje vendase dhe të huaja për prodhime ushtarake. Këtë pranverë ishte planifikuar dronët e parë Made in Albania me një kompani izraelite. Por jo gjithshka shkoi sipas parashikimeve
“Lidhet me konfliktin e Lindjes së Mesme. Në raste të veçanta ka qenë e bllokuar rruga ajrore. Kjo na ka sjellë vonesa sa i përket zinxhirit të furnizimeve”, tha Ardi Veliu.
Pasi së bashku me Kroacinë e Kosovën u firmos marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, të tre vendet parashikojnë disa stërvitje ushtarake.
“Dy stërvitje do të zhvillohen në Kroaci ku jemi në fazën e planifikimit, kemi dhënë dakordësinë për t’u zhvilluar stërvitja. Po kështu një stërvitje do të zhvillohet në Shqipëri. Nuk do të jenë vetëm tre shtete pjesëmarrëse, por do të ketë edhe shtete të tjera nga NATO, qoftë edhe shtete partnere me të cilat bashkëpunojmë”, tha Kingji.
Bashkëpunimi trepalësh është para më shqetësim nga Serbia, e cila këto ditë po zhvillon një stërvitje të përbashkët me trupat e Nato-s. Por për ministrin Nufi, pretendimet janë të pakuptimta.
Komente








