Aleatët shmangin Metën/ Mediu: Dialog urgjent opozitë-mazhorancë me ndërmjetësim nga ndërkombëtarët

TIRANË- Kreu i partisë Republikane, Fatmir Mediu i është rikthyer dialogut opozitë-mazhorancë, si e vetmja zgjidhje për zgjidhjen e krizës, por ndryshe nga më herët, si negociator nuk kërkojnë presidentin Ilir Meta, por ndërkombëtarët. I ftuar në studion e Report Tv, Mediu tha se kjo krizë, e cila ka "pushtuar" vendin prej muajsh, mund të zgjidhet vetëm me anë të një dialogu, teksa ka theksuar se në një situatë të tillë, duhet lënë me një anë këmbëngulja për kushtin "Rama Ik".

"Opozita duhet të kërkojë dialogë me mazhorancën. "Rama ik" patjetër, sepse është simbol i së keqes. E lidhim politikën thjesht me individ. Përgjegjësia ka një hierarki, asnjëri nuk është i imunizuar nga e keqja. Këta kanë një përgjegjësi më të madhe se personat e tjerë. Në Shqipëri, pushteti nuk është më institucional, por i liderëve partiak. Institucioni i opozitës duhet të ulet me institucionin e mazhorancës, me faktorin ndërkombëtar. Historia ka treguar që në momente të vështira është gjendur zgjidhje. Duhet ta mendojmë më afatgjatë zgjidhjen. Kemi nevojë për partnerët ndërkombëtar, se çfarë bëjmë ne janë edhe kërkesa të tyre. Në këtë pikëpamje, Komisioni Europian,  SHBA dhe OSBE-ODIHR kanë shpallur interes për dialog, por nuk mund të vijnë kur ne sot jemi pjesë e një sherri. Nuk heq dorë se sa më shpejt të largohet Rama, aq më mirë, por s'e kam në dorë. Unë duhet të shikojë interesin e vendin. Nëse opozita do marrëdhënie me qytetarët dhe ndërkombëtareve duhet të lërë indinjatën", tha Mediu në Report Tv.

Mediu ka vënë theksin tek një dialog institucional, jo "kokë më kokë" Rama-Basha, siç ka ndodhur më 17 maj 2017 dhe për më tepër përpara se palët të ulen në një tryezë duhet të jenë të parashtruara çështjet për të cilat diskutohet.

"Ky dialog duhet të kushtëzojë çështjet që do diskutojmë, jo individë. Ne do ulemi me Ramën, jo si kryeministër se ka dalë nga zgjedhje të vjedhura, por me këdo që mazhoranca do të zgjedhë. Ajo që për mua duhet të ndodhë është diskutim institucional, edhe në 17 maj ishte një tryezë institucionale, pastaj u kalua në një tryezë Ramë-Bashën. Prandaj ka nevojë për një garantorë. Nuk kam dëshirë të vë theksin se kush është individi që do e përfaqësoj, por se çfarë do të diskutohen. Po të jem si Basha, e kam më të lehtë që të diskutojë me atë që merr vendimin, jo sekserin e tij, se sekseri ka interesat e tij. Mendoj për një dialog institucional", tha ai.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ich: 13/09/2019 09:49

    O Denis po mos flliq vedin me ksi lloj ftyrash

    Përgjigju
  • Drejtësia po vjen: 13/09/2019 07:07

    Pse e fëlliqni ekranin me këto fytyra?Gazetar jeni,, dilni në rrugë e pyesni njerëzit ,,A do njeri tju shoh surratin këtyre ..... o Zot .. mediu do bisedime.. i hodhëm hallet

    Përgjigju
  • KIRI: 12/09/2019 18:37

    NUK ka pse te kete dialog,,,,nuk ka asnje problem,,,..keta te PD JANE KRIMINELE DHE KUJTOJNE SE DUKE BERE BISEDIME ME RAMEN DO HEQIN NJOLLEN E KRIMINELIT,,,BISEDONI ME CILIN TE DONI POR DAMKEN E KRIMINELIN DO E KENI PER TERE JETEN DERI NE VARR...……….,.

    Përgjigju
  • asl: 12/09/2019 17:04

    Skemi nevoje per ju idiota sahanlepiresa kur shqiperia donte mbeshtetje ju i kthyet shpinen dhe tani kerkoni paqe.Prapa diellit te gjithe qe frenuan negociatat me EU.

    Përgjigju
  • Juristi: 12/09/2019 17:00

    VK.Fatmir hajduti,i pa afti,fshatari eshte factor ne Shqiperi si politican.Lere fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës