ALGJER, 10 mars /ATSH-AFP/ - Libia ka mundësinë e zgjedhjes mes një marrëveshjeje politike ose shkatërrimit, deklaroi sot i dërguari i OKB-së për vendin e shkatërruar nga lufta, Bernardino Leon, në hapjen e takimit të dialogut në Algjer.
"Libia ka dy mundësi. Një marrëveshje politike ose shkatërrimin, në ndërkohë që ky i fundit normalisht që nuk është një opsion", deklaroi Leon.
Sipas Leonit, takimi në Algjer ishte vendimtar në procesin që filloi dhe që duhet të përfundojë në një marrëveshje politike.
Në prani të 15 personaliteteve libiane, ai theksoi se priste shumë nga ky takim si edhe nga mesazhi që ata do dërgonin.
"Nuk duhet të lejohet që një pjesë e Libisë të mposhtë tjetrën", tha ai./ a.jor.










