Banorët e zonës së “Ali Demit” do të kenë ambiente çlodhëse të pajisura me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të gjitha grupmoshat.
/Shqiptarja.com
Bashkia e Tiranës ka ndjekur në terren çdo ankesë të ardhur pranë Njësisë Administrative Nr.1 dhe në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse ka rehabilituar lulishten dhe ka vendosur stola në bllokun tek Shtëpia e të Moshuarve dhe në bllokun pranë Maternitetit të ri.
Gjithashtu është punuar për vendosjen e sinjalistikës në rrugicat pranë shkollës 9-vjeçare "Kushtrimi i Lirisë". Mbas rikualifikimit të dy blloqeve në rrugën "Dhimitër Kamarda" nga grupet e punës në terren u konstatua dëmtimi i këndeve të lodrave dhe i kapakëve të pusetave ku është bërë riparimi i tyre.
[gallery]24747[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

FOTO
lulishten dhe këndin e lojërave










